BULQIZE/ Listat e zgjedhesve te afishuara ne qytet
BULQIZE - Bashkia e Bulqizes do te publikoje sot ne qendrat e votimit listat e zgjedhesve te qytetit. Kryetari i kesaj bashkie Roland Keta u shpreh se prej disa ditesh eshte ngritur nje grup pune i cili ka punuar sipas udhezimeve te Ministrise se Brendshme. Une do te firmos cdo flete te listes se votuesve te qytetit te Bulqizes nderkohe ato do te publikohen ne vende publike kryesisht prane ish-qendrave te votimit te zgjedhjeve te kaluara u shpreh dje kryebashkiaku i Bulqizes. Sipas tij puna per pastrimin e listave nga dublimet apo personat qe nuk jane me ne jete do te vazhdoje nga grupet e punes dhe subjektet politike. Kjo njesi vendore ka afro 7 mije votues. h.p.