Olga Zaylsteva koncert recital ne Tirane
Verdi Moxart Bah... Nje program te larmishem me pjese nga repertori i te medhenjve te muzikes klasike boterore ka sjelle mbreme per publikun sopranoja ukrainase Olga Zaylsteva. Qe kurse mesoi per origjinen e saj shqiptare e ka vizituar disa here Shqiperine por kesaj here erdhi me nje koncert recital organizuar ne sallen Tefta Tashko te Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Sopranoja ka performuar arien Quia Respexir nga Bah Dove sono te Moxartit Pace pace nga Verdi por edhe pjese nga Rahmaninov Dvorzhak etj. U shoqerua ne piano nga pianistja Eriana Riza ndersa udheheqesja artistike e koncertit ishte Alma Strazimiri. Edhe pse me i vogli ne moshe nder te pranishmit Ivo Gjika ka qene i ftuari i kesaj mbremjeje duke luajtur ne piano pjese te Shopen. Por sigurisht ne qender te ketij koncerti ishte ukrainasja me rrenje shqiptare e cila e kishte per zemer te shfaqte aftesite e saj si kengetare lirike ne vendin e origjines. Interesi i saj per muziken nis qe nga femijeria e hershme deri sa vite me vone vijoji kolegjin muzikor te Glinkes ne degen e kantos. Ne kete kohe ka kenduar ne studiot operistike te konservatorit ariet me te bukura te operes La Boheme te Pucinit ne rolin e Mimise apo nga opera Paliaci. Por ajo nuk eshte ndalur ketu por ka vijuar perfeksionimin e saj permes studimesh te metejshme.