BUMERANGU I NEPSIT PER PUSHTET ABSOLUT
Bashkimi i votës së deputetëve të Ramës me votat e deputetëve të Berishës, për të ndryshuar Kushtetutën e Republikës, nuk mund të mos përbënte një investim "aksionesh" në paketën politike të autoritarizmit. Kjo e vërtetë e hidhur, e denoncuar prej kohësh në media, por e përqeshur nga Edi Rama si një "harrakatje gazetareske" do të kuptohet më mirë sot dhe në ditët që vijnë. Është vetë Kryeministri Berisha, i cili po kujdeset që opozita socialiste të kuptojë se, duke improvizuar mendje-shkrepjet e Edi Ramës, nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka përforcuar pushtetin që vetë kundërshtari i saj, Berisha, do të rimarrë pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
Në një intervistë, të dhënë para pak ditësh për radion "Europa e Lirë", Berisha ironizon kërkesën e Partisë Socialiste për zgjedhje të parakohshme, duke nënvizuar se në demokraci zgjedhjet e parakohshme realizohen nëpërmjet mocioneve dhe se opozita (këtu nis tallja) "gradualisht do ta kuptojë që provokimi i zgjedhjeve të parakohshme është një pamundësi... në rrafshin kushtetues, pasi... siç dihet, Kushtetuta... edhe Kryeministrit i ka dhënë mbrojtjen e nevojshme që të mund të qeverisë". Kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme, Berisha i përgjigjet shumë i qetë, duke i treguar nenin 105 të Kushtetutës së Republikës, të ndryshuar në prill të vitit të kaluar, e sipas të cilit, një mocion mosbesimi i suksesshëm i opozitës ndaj Kryeministrit bëhet i pamundur, duke pasur parasysh edhe shpërndarjen e mandateve në Kuvend pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Berisha ironizon duke u thënë troç socialistëve se, nuk kanë ditur ç‘bënin, kur ndryshonin Kushtetutën, por se do të vijë një ditë, që ata do të kuptojnë këtë budallallëk politik, që e bën sot kundërshtarin e tyre të ndihet i qetë në pushtet.
***
Opozita socialiste nën udhëheqjen e Edi Ramës nuk ka pësuar vetëm një disfatë në zgjedhje. Ajo ka bërë kujdes që pozitat e Kryeministrit të nesërm të jenë sa më të forta dhe pushteti i tij i patronditur nga kriza politike. Falë këtij kujdesi të opozitës rozë, Kryeministrit Sali Berisha do të ketë gjatë mandatit të tij të dytë pozita më të forta se ato të mandatit të parë, edhe pse diferenca në numër deputetësh mes pozitës dhe opozitës është sot shumë më e ngushtë. Ky paradoks shpjegohet me votimin nga socialistët në konsensus me demokratët, të amendimeve të Kushtetutës dhe përkatësisht të nenit 105 të saj. Tashmë, sipas këtij neni, "Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri". Kjo do të thotë që, opozita duhet të ketë të deklaruara të paktën 71 vota në Kuvend para se të votohet mocioni i mosbesimit për Kryeministrin. Gjë që ka fare pak ose aspak gjasa të ndodhë, kur dihet se edhe sikur të bashkohej me LSI-në, e majta nuk arrin 71 deputetë. Situata do të ishte më e favorshme për opozitën, nëse sot do të kishim ende në fuqi Kushtetutën "e vjetër". Në nenin 105 të saj nuk vihej si kusht për mocionin e mosbesimit, që opozita të kish gati paraprakisht votat për një Kryeministër të ri. Dhe nëse mocioni i mosbesimit miratohej nga shumica e deputetëve, atëherë brenda 15 ditësh, Kuvendi duhej të zgjidhte një Kryeministër të ri.
Pra, Kushtetuta nuk kërkonte që, edhe nëse do të kishte ndonjë rrjedhje vote nga kampi i Kryeministrit, ajo të deklarohej para se të votohej mocioni. Dhe kuptohet se është shumë e vështirë që në kampin blu të deklarohet dikush kundër Berishës-Kryeministër kur ky është ende Kryeministër. Aq më tepër, kur reforma zgjedhore me bashkautorësi të Edi Ramës, ka bërë që radhët e parlamentarëve blu të spastrohen nga rebelë të tipit Spartak Ngjela. Tashmë, kampi blu shfaqet më shumë se kurrë grusht-bashkuar rreth Berishës. Dhe prandaj ai deklarohet i qetë dhe tallet me rezultatet e vizioneve politike "reformuese" të "liderit të madh" Rama, që e kanë bërë më të madhe jo fitoren, por disfatën e socialistëve.
Edhe më ironike për liderin e "politikës së re" shfaqet loja e sotme politike, po të kemi parasysh se opozita ka humbur edhe shansin për t‘i shkaktuar Berishës krizë politike në rastin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës pas dy vjetësh. Me ndryshimet e Kushtetutës, Berisha mund ta zgjedhë Presidentin e Republikës edhe me 71 vota. Pra, i duhet edhe 1 deputet nga 70 të PD-së dhe koalicionit rreth saj. Shpresa e vetme që socialistët të mundësojnë një skenar të suksesshëm e të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, për shkak të moszgjedhjes së Presidentit të Republikës, mbetet, do apo nuk do Rama, Lëvizja Socialiste për Integrim. Mund të vijë një ditë që, LSI t‘i kthejë shpinën Berishës dhe të bashkojë votat me socialistët? Në politikë, "kurrë mos thuaj kurrë". Por kjo kërkon një përqasje krejt tjetër të PS-së dhe lidershipit të saj ndaj LSI-së. Kjo do të thotë se në PS duhet të pranojnë atë që, pak a shumë thotë këto ditë Ben Blushi, pra, se ishte ekstremizmi i PS-së kundër LSI-së që u bë shkesi i "martesës" së Metës me Berishën. Por ky skenar mund të zhvlerësohet apo deformohet nga mundësia e fortë e "evazionit" të votave nga kampi i majtë te i djathti, sikundër ndodhi në rastin e zgjedhjes së Presidentit Topi.
***
Opozita thotë se do të përdorë të gjitha mjetet demokratike që të shkurtojë ditët e qeverisjes së dytë të Berishës. Por ndërkohë, nuk mund të mos shohësh se strategjia, vizionet e Ramës dhe "politikës së tij të re", e kanë lënë shumë pak shanse që "mjetet demokratike" (si mocionet e mosbesimit apo kriza për Presidentin) të kenë sukses. Kur në media shfaqeshin opinione kritike për ndryshimet e Kushtetutës në bashkautorësi me Berishën, ishte vetë Edi Rama që i cilësonte ato si përsiatje gazetareske, "që kompensojnë mungesën e argumenteve me harrakatje verbale kundër meje apo Partisë Socialiste".
Kur nëpër gazeta shfaqeshin dyshime dhe kritika se, ndryshimet e Kushtetutës po fuqizonin Berishën, pra edhe autoritarizmin dhe jo demokracinë, se tendenca e ekzagjeruar dhe tej natyrës së sistemit për mënjanimin e krizave mund të çonin në mënjanimin e vetë demokracisë, ishte po Rama që kundërpërgjigjej, duke përsëritur pafund se amendimet i shërbejnë "stabilitetit", "mënjanimit të krizave" dhe "tensioneve të tepërta". Sofizmave të Berishës se, gjoja ndryshimet e Kushtetutës "janë një proces i përgjegjshëm për forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor", Rama nisi t‘u bashkëngjisë pallavrat se po këto amendime "kanë qenë operacione të domosdoshme në sistemin tonë të kalbur politik" apo për "mirëqeverisjen".
Rama nisi t‘i ngjajë Berishës si veza-vezës. Shkurt, lideri i opozitës socialiste, Rama, bashkëpunoi me Kryeministrin Berisha për stabilitetin kundër krizave politike që mund të sillnin sot zgjedhje të parakohshme. Rama mbolli stabilitet autoritarist dhe do të korrë stabilitet autoritarist. Prandaj Berisha shfaqet sot kaq i qetë dhe përçmues ndaj kërkesave të opozitës për zgjedhje të parakohshme. Rama e detyroi opozitën dje që të investohet kundër opozitës sot në favor të "mirëqeverisjes" së Kryeministrit, e detyroi të investohet kundër demokracisë në favor të autoritarizmit.
Natyrisht që Rama nuk e mendonte kurrë që pas 28 qershorit, Kryeministër nuk do të qe ai vetë, por Berisha. Ai ishte i përgatitur vetëm për situatën më të mirë, ndërkohë që dihet se një lider i mirë, përgatitet dhe punon paraprakisht edhe për situatën më të keqe. Prandaj, dhe opozita nuk mund të mos ngjasojë me një ushtri të budallallepsur që ndërsa përpiqej të pushtonte kalanë e pushtetit nuk i rrënonte, por i përforconte muret e saj. Ishte budallallepsja dhe verbimi që vjen nga nepsi i pakufishëm për pushtet absolut i Edi Ramës, si dhe klanit rreth tij, dhe që sot e ndëshkon opozitën dhe demokracinë si një bumerang.