FATI I ISLANDES DHE "DASHURIA" AUSTRIAKE PER SHQIPERINE
Një entuziazëm i jashtëzakonshëm kishte pushtuar tribunat shqiptare të mendimit, ca ditë më parë. Ministri austriak i Punëve të Jashtme, në një fjalim të mbajtur ditët e fundme, ka deklaruar se Bashkimi Europian do të parapëlqente të zgjerohej fillimisht me Shqipërinë, para se të shqyrtonte kërkesën e një shteti euro-nordik, si Islanda. Me një fjalë, një dashamirësi kaq e gjerë europiane po i rrotullohej Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por Shqipëria përfundimisht del parësore edhe në krahasim me vende tradicionalisht të krishtera, tradicionalisht të lidhura e madje edhe të sunduara prej kontinentit të vjetër. Fitore e madhe, e jashtëzakonshme, shprehje e vijimësisë së asaj simpatie të vjetër austriake që e njohin të gjithë, shprehje e vëmendjes së përsëritur austro-gjermane gjatë një shekulli të plotë. Nuk është pak të jesh e zgjedhura e Europës, duke pasur si alternativë një kandidaturë dinjitoze, ndonëse të vonuar...
Po pse gjithë kjo dashamirësi ndaj Shqipërisë dhe pse ky ngurrim ndaj Islandës? Sidomos, pse kjo dashamirësi ndaj Shqipërisë, pikërisht pas shpalljes së disa vendimeve mjaft kritike për të, si mbajtja e sistemit të kontrolluar të vizave dhe papërcaktueshmëria në kalendarin politik të kohës kur mund të shqyrtohet kërkesa e saj për ndonjë hap të ri përpara drejt anëtarësisë me të drejta të plota? Dhe si shpërtheu kjo dashamirësi, pikërisht pak kohë pas deklaratës së njohur të Kancelares gjermane, Merkel, që Europa ndihet e lodhur prej zgjerimit të përshpejtuar dhe zërave se Bashkimi Europian duhet të marrë pak frymë dhe të llogarisë mirë që të pranojë realitete europiane e jo probleme të ishullzuara.
Për të qenë më të kthjellët: dakord që diplomacia europiane po e nderon Shqipërinë, duke e vlerësuar përparësore ndaj Islandës, po kjo Islanda, që nuk ishte as komuniste dhe as bllokiste, pse nuk e ka paraqitur deri më tani kërkesën e anëtarësimit në Bashkimin Europian?
Thelbi i çështjes shprehet në këtë pyetje. Islanda është një shtet që është lutur për vite e dekada t‘i bashkohet Europës. Ka hezituar, ka kundërshtuar, ka paraqitur argumente tradicionale e të reja, duam pavarësi dhe asnjanësi, nuk jemi as Europë as Amerikë, jemi kundër pranisë së bazave të huaja ushtarake dhe kundër kufizimit të sovranitetit në emër të bashkimit etj. Dhe ja ku erdhi një ditë që Islanda, ashtu si Shqipëria në fundin e viteve 1990, të cilën gjithashtu e kishin lutur t‘u bashkohej institucioneve europiane, në mos tjetër KSBE-së, po edhe institucioneve të tjera, lutet vetë të bëhet anëtar i Bashkimit Europian, duke harruar mitin e pavarësisë e të sovranitetit. Dhe Europa e Bashkuar preferon më shumë Shqipërinë se Islandën!
Shqyrtimi i imët i kësaj situate mundëson të kuptohet sa i boshët dhe i paargumentuar është entuziazmi i shtypit shqiptar dhe vetëmburrja tradicionale ballkanike që "shtatë krajlitë po na duen fort".
Dy herë në gjithë historinë e saj si shtet Islanda ka mbërritur në pikën që të heqë dorë nga parimësia e vet për pavarësinë si mit dhe sovranitetin si shenjtëri. Për herë të parë ka ndodhur në vitin 1929 dhe për herë të dytë në vitin 2009. Përsëritja nuk ka të bëjë me ndonjë përmbajtje fatale të numrave me 9 në fund. Përsëritja ka të bëjë me ngjashmërinë e dy krizave. Të gjithë analistët po e krahasojnë krizën e sotme botërore me atë të vitit 1929. Janë bërë shumë analogji: zhvleftësimi katastrofal i monedhave të fuqishme, mosgarantimi i tyre me rezerva në thesar, nevoja e ndërhyrjes së shtetit për të mos lejuar shembjen e sistemit bankar, rënia e nivelit të jetesës dhe errësimi i perspektivës. Të gjitha këto janë shenja që janë shfaqur në të dyja krizat dhe shumë prej tyre janë përsëritur edhe në kriza të ndërmjetme, si kriza e dollarit e vitit 1973, që i dha fund këmbyeshmërisë së lirë të parasë jeshile me floririn dhe kufizoi mjaft funksionet ndërkombëtare të saj. Por vetëm një dukuri nuk është përsëritur asnjëherë në kriza më të vogla se ajo e vitit 1929 dhe e vitit 2009: fati i Islandës.
Të gjitha janë "të shkuara e të harruara" prej krizës së vitit 1929, por ajo që e vulosi emrin e kësaj krize si më e rënda në historinë e shoqërisë industriale është vendimi i atëhershëm i Islandës për të shpallur falimentin si shtet dhe për të kërkuar proteksion të huaj, në çfarëdo forme qoftë. Kishin ndodhur falimente sipërmarrjesh shumë të mëdha, kishin ndodhur gjithfarë të papriturash, por nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një shtet, sidomos një shtet fanatik, shumë xheloz për pavarësinë e vet, jo vetëm natyrore, por edhe politike; shumë krenar për asnjanësinë e vet ushtarake dhe për faktin që nuk ishte përfshirë ndonjëherë në ndonjë luftë, si Islanda, të dorëzohej pa kushte jo përballë një ushtrie pushtuese, por përballë efekteve të krizës.
Dhe ja ku vjen viti 2009 dhe Islanda, në vitin më të egër të krizës, që ka vënë në gjunjë pjesën më të madhe të botës, me përjashtim të Shqipërisë, ku rritja ekonomike raportohet sa trefishi i rritjes demografike e më shumë; pikërisht Islanda kryeneçe me sytë e Europës, vendos dhe lutet t‘i harrohen hezitimet dhe refuzimet e shkuara dhe të pranohet në bashkësinë europiane. Në thelbin e vet kjo është një sakrificë e madhe politike për të. Gati një gjysmëshekulli rezistencë kundrejt joshjes së përfshirjes në komunitet, ja ku vjen një situatë që i zhvlerëson të gjitha: ashtu si më 1929 Islanda kërkon anëtarësi në Europë, sepse Europa është një protektor modern i saj, ashtu siç është, bie fjala, në Kosovë, përmes EULEX-it dhe formave të tjera të pranisë politike, ushtarake dhe diplomatike.
Ajo që ndodhi ditët e fundit në të vërtetë nuk qe ndonjë dashamirësi e papritur e individëve apo e shteteve europiane ndaj Shqipërisë. Qe thjesht të kuptuarit se kriza botërore sot, ashtu si 70 vjet më parë, po shpie drejt falimentit jo vetëm bankat dhe industritë, por edhe shtetet me pavarësi tradicionale. Kjo është një paralele e frikshme, që sigurisht e bën Europën moderne ta shohë Shqipërinë, tashmë pjesë e aleancës euroatlantike të NATO-s, si një zgjedhje më të mirë. Por në fakt, kjo është një zgjedhje më e mirë se pamja më e rrezikshme e krizës, dhe në këtë kuptim nuk ka asnjë bazë entuziazmi i pathemeltë i komentuesve të sotëm shqiptarë. Pyetja që shtrohet është: kur do të jetë Shqipëria një vend jo problem, e gatshme për t‘i lejuar Europës të marrë vendimin e zgjerimit, jo para cilit vend jemi dhe në krahasim me cilin vend jemi më të preferuar. Sidomos krahasimi me vendin që duke kufizuar pavarësinë e vet vullnetarisht ka certifikuar egërsinë e krizës botërore nuk i vlen askujt dhe nuk ngjall realisht kurrfarë optimizmi. E kundërta po, është e vërtetë.