E Shtunë, 31 Tetor 2026

BURDHJAKS!

Share

Nga Kristi Pinderi

I dashur Enkel,

Po të përgjigjem në gazetën Mapo falë respektit për lexuesit e kësaj gazete, shumë prej të cilëve qëllon të jenë miq apo mikesha të miat.
Para dy ditësh ndaje një përvojë që mesa duket të ka vënë në mendime: Pse Kristi Pinderi nuk më erdhi në emision kur e ftova. Po përgjigjem: jo vetëm që nuk kam ndërmend të frekuentoj ndonjëherë emisionin tuaj, por përkundrazi, do mundohem me të gjitha hapësirat ligjore që i gjithë korpusi legjislativ shqiptar më lejon që të denoncoj të gjitha rastet e diskriminimit, fyerjes, ftesës për urrejtje, frymëzimit për dhunë, apo edhe shkeljet e etikës në gazetari. Disa prej këtyre, për fat të keq i konsumoni në emisionin tuaj.
Askush që përfaqëson një mendim, një kërkesë apo një realitet të kësaj shoqërie nuk mundet të jetë prezent në një emision të drejtuar nga një individ që mburret publikisht se është homobofob! Për respekt të publikut, Enkel, unë bojkotoj emisionin tuaj sepse është e pahijshme që i ftuari, të debatoje me ju, moderatorin! Në të gjithë botën e qytetëruar moderatori, gazetari apo autori i një emisioni televiziv apo radiofonik, krijon ambientin neutral për një debat që matet mbi peshën e argumentave, dhe jo mbi peshën e asaj që mendon vetë moderatori. Emisioni juaj, por edhe emisioni i kolegut tuaj Aldon Lipe, pavarësisht mbulesës pseudo-humoristike, janë produkte mediatike që duhet ti nënshtrohen gjykimit ligjor dhe institucional të autoriteteve të tilla si KKRT, institucion kushtetues ky që qëllon, të ketë qenë drejtuar dikur edhe nga bashkëshortja juaj, znj. Mesila Doda… Dhe këtu, për hir të respektit ndaj inteligjencës së atyre të cilët po na lexojnë, ia vlen të përmendim disa fakte.
Fjala vjen: a ia vlen të ankohesh me qaravitje se pse lëvizja LGBT bojkoton emisionin tuaj, në një kohë kur publiku shqiptar ka nevojë që bota mediatike, së cilës ju i përkisni, të dënojë piksëpari shprehje ekstreme të dhunës në ekranet apo mediumet tona publike, si ajo që bashkëshortja juaj, znj. Doda shprehu haptazi në një televizion kombëtar e që ishte pak e shumë: do të të varrim te palma e Kryeministrisë?…
Përpara se ju zotëri të shkruani i indinjuar ndaj bojkotit që ju bëjnë aktivistët për të drejtat e LGBT duke përdorur në mënyrë thuajse skuthërore terma si homodhjaks, a mos ndoshta do të ishte më me dinjitet, që si përfaqësues i gazetarisë së lirë shqiptare të shqetësoheshit që pas zonjës suaj, të tjerë persona publikë përdhosin vazhdimisht mediumet mediatike (ato që ju kanë dhënë emër e që iu paguajnë) me fjali të tipit: do i fus plumbin ballit, apo do të ta pres gurmazin, apo do i marrim me hu? Apo shfaqje të tilla të dhunës juve nuk u hyjnë as në njërin e as në tjetrin vesh, meqë më keq se aq, flasin vetë politikanët në sallën e Kuvendit?

I dashur Enkel!
Shkruaje se nuk je kundër homoseksualëve, por je kundër denatyrizimit që kërkon të kthehet në institucion.  Më lejo të të sugjeroj se, bindjet fetare si ato që mund të ndani bashkarisht me zonjën në dhomën tuaj të gjumit, i përkasin sferës private dhe jo shtetit laik tek i cili ne, qytetarët e këtij vendi kemi varur shpresat tona. Me lejo gjithashtu të të kujtoj që institucion, fjala bie, është Kuvendi i Shqipërisë ku për fat të keq të zgjedhurit shahen akoma me libër shtëpie, apo se institucion i pasurisë publike është edhe media ku ke mbi 20 vjet që rropatesh e që, si institucion, nuk mund të përdhunohet me fjali si ajo më lart: do të të var te palma e kryeministrisë! Apo fjali të tjera të cilat tashmë po na bëhen si bukë me djathë, për fatin tonë të përbashkët të keq!
Shkruani jam kundër çdo lloj dhune, përjashtimi, diskriminimi, fyerje ndaj të të gjitha shtresave të marxhinalizuara. Fiks dy fjali më sipër, bënit ekzaktësisht këtë diskriminim ndaj të cilit kërkoni të distancoheni. Duke iu referuar autorit të këtyre rradhëve, pra mua, shpreheni: nuk besoj se do të ketë ndëshkime vertikale për perversionin, pasi për ta mbyllur këtë raport ndëshkues me hyjnoren vdiq ai që Kristi e mban në emër. Për çfarë vdiq Jezus Krishti, zotëri? Që bashkëshortja juaj të varrë njerëz majë palmës? Për çfarë sakrifikoi Zoti të cilit ju i referoheni, që të dilni e të talleni me grupet që janë të marxhinalizuara ngaqë shpirti juaj është aq i cekët sa mund të pranojë dhunën e gruas ndaj burrit (apo anasjelltas), ama jo dashurinë e sinqertë mes dy njerëzve?
Funksioni juaj si shërbëtor i interesit publik, por edhe lidhja juaj bashkëshortore që është e pamundur të qëndrojë e fshehur apo e pakomentuar nga publiku, na risjell edhe njëherë në vëmendje një argument tjetër që përdorët në shkrimin tuaj. Përmendni ashtu në mënyrë tumnaje fonde, apo ambasada, apo donatorë.
Po ju kthej unë përgjigje, në emrin tim personal dhe ju lutem merreni si përgjigje të të gjithë lëvizjes LGBT në Shqipëri. Unë, i dashur Enkel, kam 12 vjet që robtohem si gazetar i përulur në shërbim të publikut në media të cilat, edhe për shkak të kontributit tuaj janë sot si molla e bukur dhe e kuqe me krimbin shkatërrues brenda. Ama, ndryshe nga ju, Enkel, pavarësisht se paguhem katërfish më pak se ju, nuk kam asnjë lloj kompleksi të kërkoj nga të gjithë donatorët në këtë vend ndihmë financiare, sa herë që organizata që unë përfaqësoj ka një ide për ta përmirësuar këtë shoqëri me të mirat por sidomos me shumë të këqijat e vet. Ne nuk kemi gjetur akoma ndonjë mënyrë tjetër se si shoqëria civile mund të funksionojë në një vend, veçse duke aplikuar për donacione mbi bazën e një ideje dhe të një aksioni konkret dhe konkurrues. Ndryshimi qëndron në faktin që lekët për ne, janë mjet, jo qëllim, siç mund të jetë për pothuajse të gjithë kontributorët e sferës publike në këtë vënd, përfshirë ju. Ju kujtoj, tashmë si koleg gazetar se ka kontributorë të tjerë në këtë shoqëri që i përkasin medias të cilët nuk marrin as rrogën, apo nuk paguhen asnjëherë aq dhe ashtu si duhet. A jeni shqetësuar ndonjëherë për këta të fundit? Mund të aplikojmë te të njëjtët donatorë që zoti Kikia që ju përmendni në shkrim aplikon! Me një ndryshim të vogël edhe në këtë pikë: nëse ne e ftojmë zotin Mentor Kikia të na mbështesë, ai nuk do e bënte, kurse ne do të ishim të gatshëm brenda ditës të ndiqnim aktivitetet e këtij zotërie, pjesëtar i medias gjithashtu, nëse do të na pranonte. Bashkë me të do kërkonim të promovonim vullnetarizmin, për të cilin ai lufton përmes donatorëve vendas apo të huaj që financojnë organizatën e drejtuar nga ai, ndonëse vetë zoti Kikia nuk e di që vullnetarë ne jemi edhe sot në përpjekjet tona, që nga viti 2004…
Dhe, meqë jemi në këtë pikë, më duket, se sipas ligjit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve e familjarëve të tyre, jeni ju, Enkel, që duhet të na jepni neve qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi, llogari në lidhje me shpenzimet dhe fitimet tuaja të përmuajshme, si bashkëshort i një anëtareje të Parlamentit të Shqipërisë.

Tregonani në këtë mënyrë, sa fitoni ju dhe bashkëshortja juaj pranë pushtetit çdo muaj dhe sa taksa nga këto fitime apo shërbime që përfitoni, ju i paguani rregullisht?

Edi, bashkëpunëtori juaj në emisionin radiofonik, po na duket disi ironik kur ju ka thënë fjalën homodhjaks. Shumë pjesëtarë të komunitetit LGBT shprehen të sinqerte në

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›