E Diel, 1 Nëntor 2026

Babacan:Së shpejti njohje të reja të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Babacan theksoi se në kuadër të marrëdhënieve të mira me Kosovën do të shtohet edhe bashkëpunimi në fushën politike, ekonomike dhe kulturore duke konfirmuar edhe heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Babacan po ashtu ka shfaqur besimin se së shpejti do të rritet numri i njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga shtetet arabe. Ministri Babacan, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë dhe gjatë ditës është takuar me krerët e institucioneve të vendit si dhe ka mbajtur një fjalim në Parlamentin e Kosovës

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›