E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai aksidenton për vdekje vajzën 6 vjeçare

Një vogëlushe 6 vjeçare është aksidentuar për vdekje pa dashje nga babai i saj në oborrin e shtëpisë ku ajo po luante. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sukth Katund në rrethin e Durrësit. Vajza ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. 

DURRËS- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 6 vjeçare ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sukth Katund, 14 km larg Durrësit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16.40, ku babai pa dashje ka shtypur vajzën e tij 6 vjeçare në oborrin e shtëpisë ku ajo po luante.
Në momentin e aksidentit 45-vjeçari Kol Pepkolaj po manovronte automjetin tip kamionçinë me targë TR 7661 C, duke aksidentuar vajzën e tij E:P, 6 vjeç. Lajmi bëhet i ditur nga policia e qarkut të Durrësit. Menjëherë pas aksidentit vogëlushja është transportuar drejt spitalit të Shijakut, por fatkeqësisht ajo nuk ka mundur dot të mbijetojë. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›