Vrasja e biznesmenit, hetim në tre pista: 1 vrasje e vjetër, trafik dhe konflikt
Rreth orës 14 e 19 minuta në Insitutin e Mjeksisë Ligjore, doli edhe trupi i Genc Habazaj, biznesmenit 39 vjeçar nga qyteti i Vlorës. Mësohet se Habazaj ishte biznesmen ndërtimesh në Lakulia, një provincë në Itali. E ndërsa familjarët që e prisnin trupin jashtë kanë qënë të shumtë. Pasi është vrarë në qytetin e Vlorës, ai më pas është djegur në fshtain Bishan të Fierit, ku edhe është gjetur nga një çoban. Policia e Vlorës dhe Fierit, janë vënë në dizpozicion për të zbardhur ngjarjen, ku pistat e hetimit deri më tani janë tre. E para dhe më kryesorja është ajo e moslikujdimit të ndonjë punëtori të mundshëm nga ana e Habazajt, një pistë tjetër është një vrasje e vjetër, e ndërsa tjetra është një përfshirje në trafik. Për momentin policia ende nuk ka dalë me një version zyrtar për ngjarjen. Po ashtu edhe procesverbali i mjeksisë ligjore nuk është bërë ende transparent.