E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Koalicioni Berisha- Meta, turp i madh politik

Një ditë nga fillimi i negociatave zyrtare për qeverinë e re, kryetari i PS, Rama përforcon qëndrimin se koalicioni Berisha- Meta është turp i madh politik dhe se PS do të vazhdojë të denoncojë atë që ai e quan maskaradën e zgjedhjeve. 

TIRANE- Kryetari i PS-së Edi Rama përsërit akuzat ndaj kryeministrit Berisha se për të mbajtur pushtetin ka abuzuar me ligjin duke liruar nga burgu të dënuar për krime të rënda.

Në daljen e sotme për shtyp, ashtu si dje dhe pardje, kryesocialisti Rama është përqëndruar në “cështjen e bashkëpunimit të organizuar të Berishës dhe pushtetit të tij me lukuninë e kriminelëve të liruar nga burgjet gjatë fushatës elektorale në mbështetje të kryeministrit,- deklaroi Rama duke shtuar se
“Këta kriminelë të liruar nga burgjet janë përdorur për të ushtruar autoritetin e tyre mafioz në fuksion të fushatës elektorakle të Berishës”

Kryetari në detyrë, (deri në zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar brenda PS) tha se “bashkëpunimi ka qenë i strukturuar dhe për qëllimin e vetëm të mbajtjes me cdo kusht të pushtetit duke abuzuar skaj më skaj me ligjin”.

“Nuk kemi folur për procedura dhe standarde ligjore, por për shkelje të hapur të ligjit. Rastet e paraqitura prej nesh të siguruara nga burime fnanciare dhe të verifikueshme nuk janë raste të të burgosurve që marrin leje standarde, brenda procedurash por pasi janë shkelur të gjitha ligjet.”- denoncoi kryetari socialist.

Një ditë nga fillimi i negociatave zyrtare për qeverinë e re, kryetari i socialistëve, Edi Rama përforcon sërish qëndrimin se koalicioni Berisha- Meta është turp i madh politik dhe se PS do të vazhdojë të denoncojë atë që ai e quan maskaradën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

“Berisha e Meta po përgatiten për dasmën e turpit të madh politik por për asnjë arsye nuk mundet që të gjithë atë që ky proces i solli Shqipërisë e shqiptarëve të lënë pas krahëve. Do ta kenë gjithnjë para syve. Ne jemi të vetëdijshmë që kjo maskaradë zgjedhore nuk mund të prodhojë instituticone me legjitimitet të plotë”- tha Rama në një konferencë për gazetarët nga selia rozë.

Një ditë më parë Kryeministri Berisha akuzoi kreun e PS të opozitës Edi Rama se tenton të dëmtojë imazhin e zgjedhjeve të 28 qershorit për interesat e tij personale.

Kryetari i PD Sali Berisha tha se të mërkurën, 2 shtator ai me aleatët dhe LSI-në do të nisin zyrtarisht bisedimet për qeverinë e re që do të drejtojë vendin e cila, po sipas tij, do të jetë gati përpara 7 shtatorit dhe do të ketë një numër të pandryshuar ministrish, pra 14 të tilla. Presidenti i Republikës Bamir Topi dekretoi datën 7 shtator për thirrjen e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit.

(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›