Kapet shpërndarësi i heroinës për zonën e Trenit
Sipas policisë, nje 25 vjeçar, e kishte lëndën narkotike të ndarë në doza më vete. I riu që është kapur nga efektivet blu teksa lëvizte në këmbë në bulevardin “Zog i Parë
TIRANE- Kapet me 22.5 gramë heroinë shpërndarësi i drogës për zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë. Aksioni i skuadrës së Antidrogës në policinë e kryeqytetit ishte konkludimi i vëzhgimit disaditor të përdoruesve të kësaj zone, duke identifikuar shpërndarësin që u shiste atyre heroinë. Sation Dika, që në arkivat e policisë rezulton i dënuar një herë më parë për moskallëzim krimi, është kapur teksa lëvizte në këmbë në bulevardin “Zog i Parë”, duke iu afruar zonës së Stacionit të Trenit. Sipas policisë, Dika 25 vjeç, e kishte lëndën narkotike të ndarë në doza më vete. Gjatë kontrollit në banesë nuk i janë gjetur sasi të tjera droge, që sipas policisë justifikohet me faktin se i arrestuari mund ta mbante heroinën të fshehur. Vetë Dika nuk ka pasur se si ta mohojë drogën, por ka pretenduar se nuk e mbante për shitje. Dika mësohet se ka këmbëngulur që është përdorues dhe se lëndën narkotike e kishte blerë për përdorim vetjak. Pretendimi i 25-vjeçarit duket se nuk i ka bindur oficerët e Antidrogës, të cilët i kanë firmosur masën e arrestit në kushtet e flagrancës për mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike. Ky është rasti i nëntë në dy javët e fundit, që skuadra e Antidrogës së Tiranës në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve godet dhe arreston shpërndarës të lëndëve narkotike. Duket se për skuadrën e Antidrogës ka rezultuar efikase metoda e ndjekjes dhe mbajtjes nën survejim të përdoruesve të drogës, në kapjen e shpërndarëve apo personave që ua shesin lëndët narkotike.
(d.b/BalkanWeb)