E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Babai" i "Apple": Jam i sëmurë

Shefi ekzekutiv i "Apple", Stiv
Xhobs, po trajtohet nga
mjekët për "mosbalancim të
hormoneve", por do të vazhdojë
të qëndrojë në krye të kompanisë
së tij . Në një deklaratë
të fundit, Xhobs tha se ai nuk
është mirë me shëndet që prej
disa kohësh dhe se ka humbur
shumë në peshë gjatë vitit 2008.
"Mjekët mendojnë se e kanë
gjetur më në fund shkakun e
sëmundjes: ajo ka të bëjë me
një mosbalancim hormonesh
që shkakton edhe dobësi", ka
deklaruar shefi i kompanisë së
madhe elektronike pas spekulimeve
në lidhje me gjendjen e tij
shëndetësore. Xhobs ka pasur
gjithmonë një histori të vështirë
me sëmundjet. Në vitin 2004,
ai u diagnostikua me kancer
pankreasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›