Bushët, ose "ferma" presidenciale
Familja e Bushëve mendon
se është e vetmja në të
gjitha Shtetet e Bashkuara
nga gjiri i së cilës mund të dalin
burrat të zotë për qeverisjen e
vendit. Ish-presidenti Bush, i
41-ti i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, deklaroi së fundi se
një tjetër djalë i tij, Xheb, duhet të
kandidojë për President të vendit.
Këto dhe deklarata të tjera prej
babai krenar, Bush plaku i bëri
në një intervistë për "FoxNews".
Mes të tjerash, ai kritikoi edhe
gazetën e famshme "New York
Times" për "padrejtësitë" në
lidhje me kritikat ndaj të birit
tjetër, Bushit të ri, ose Presidentit
të 43-të të Shteteve të Bashkuara.
Për babain krenar, Xheb, që ka
qenë guvernator i Floridës, është
"plotësisht i kualifikuar dhe i aftë
si askush tjetër në skenën politike".
"Do të më pëlqente që shumë
shpejt ta shihja të kandidonte
dhe të bëhej një ditë President
i Shteteve të Bashkuara. Të jesh
President, do të thotë të jesh i
dedikuar dhe Xheb është i prerë
për atë pozicion. Sigurisht që ky
i tanishmi nuk është momenti
i përshtatshëm, por sepse kemi
pasur mjaft Bushë në Shtëpinë
e Bardhë", ka bërë të ditur ishpresidenti
sipas të cilit ndërsa do
të presë që t‘i vijë sahati i hajrit,
Xheb mund të merret me diçka
tjetër në sferën e politikës. "Nëse
Xheb do të dëshironte të kandidonte
për në Senat nga Florida,
do të ishte shumë mirë. Ai djalë
do të ishte një senator i mrekullueshëm,
sepse ka një ndjenjë
të veçantë për njerëzit, çështjet
e Floridës dhe ato kombëtare
në përgjithësi dhe sepse mbi të
gjitha ditët e tij si politikan nuk
kanë marrë fund". E ndërkohë
ditët politike të djalit tjetër të
Bushëve kanë nisur numërimin
mbrapsht, shtypi gjithnjë e më
tepër është i mbushur me shkrime
përçmuese për të. "Është
shumë e rëndë për ne prindërit
e tij, babain dhe mamanë e Presidentit,
që të ulemi e të dëgjojmë
gjithë sa thuhet e shkruhet për
djalin tonë. Tani ka gjëra për të
cilat ai meriton të kritikohet, por
nuk mendoj se duhet parë si i
vetmi problem që kanë Shtetet
e Bashkuara të Amerikës. Ai nuk
mund të mbajë gjithë peshën
e problemeve mbi shpatullat
e tij, sepse një gjë e tillë nuk
do të ishte e drejtë. Unë nuk
dua të merrem me kritika, për
shembull me kritika ndaj ‘New
York Times‘, por kjo gazetë ka
qenë e padrejtë". Për sa i përket
Obamës, Bush, edhe pse deklaroi
se nuk e njihte personalisht,
kishte mendimin më të mirë për
të. "Kam folur me të menjëherë
pas zgjedhjeve dhe e sigurova që
ishte Presidenti im. Jam shumë
i befasuar me stilin e tij gjatë
fushatës, me gjakftohtësinë dhe
gjykimin. Kur ai formulon një
fjali, duket si e thënë nga Shekspiri".
Ndër të tjera, ai parashikoi
se muaji i mjaltit i Obamës do të
ishte i shkurtër. "Ai duhet të ketë
rreth vetes njerëz që e besojnë
dhe tek të cilët ai beson, por kjo
është e vështirë dhe është një sfidë
më vete. Gjithmonë ndodhin
të papritura, gabime, skandale".
se është e vetmja në të
gjitha Shtetet e Bashkuara
nga gjiri i së cilës mund të dalin
burrat të zotë për qeverisjen e
vendit. Ish-presidenti Bush, i
41-ti i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, deklaroi së fundi se
një tjetër djalë i tij, Xheb, duhet të
kandidojë për President të vendit.
Këto dhe deklarata të tjera prej
babai krenar, Bush plaku i bëri
në një intervistë për "FoxNews".
Mes të tjerash, ai kritikoi edhe
gazetën e famshme "New York
Times" për "padrejtësitë" në
lidhje me kritikat ndaj të birit
tjetër, Bushit të ri, ose Presidentit
të 43-të të Shteteve të Bashkuara.
Për babain krenar, Xheb, që ka
qenë guvernator i Floridës, është
"plotësisht i kualifikuar dhe i aftë
si askush tjetër në skenën politike".
"Do të më pëlqente që shumë
shpejt ta shihja të kandidonte
dhe të bëhej një ditë President
i Shteteve të Bashkuara. Të jesh
President, do të thotë të jesh i
dedikuar dhe Xheb është i prerë
për atë pozicion. Sigurisht që ky
i tanishmi nuk është momenti
i përshtatshëm, por sepse kemi
pasur mjaft Bushë në Shtëpinë
e Bardhë", ka bërë të ditur ishpresidenti
sipas të cilit ndërsa do
të presë që t‘i vijë sahati i hajrit,
Xheb mund të merret me diçka
tjetër në sferën e politikës. "Nëse
Xheb do të dëshironte të kandidonte
për në Senat nga Florida,
do të ishte shumë mirë. Ai djalë
do të ishte një senator i mrekullueshëm,
sepse ka një ndjenjë
të veçantë për njerëzit, çështjet
e Floridës dhe ato kombëtare
në përgjithësi dhe sepse mbi të
gjitha ditët e tij si politikan nuk
kanë marrë fund". E ndërkohë
ditët politike të djalit tjetër të
Bushëve kanë nisur numërimin
mbrapsht, shtypi gjithnjë e më
tepër është i mbushur me shkrime
përçmuese për të. "Është
shumë e rëndë për ne prindërit
e tij, babain dhe mamanë e Presidentit,
që të ulemi e të dëgjojmë
gjithë sa thuhet e shkruhet për
djalin tonë. Tani ka gjëra për të
cilat ai meriton të kritikohet, por
nuk mendoj se duhet parë si i
vetmi problem që kanë Shtetet
e Bashkuara të Amerikës. Ai nuk
mund të mbajë gjithë peshën
e problemeve mbi shpatullat
e tij, sepse një gjë e tillë nuk
do të ishte e drejtë. Unë nuk
dua të merrem me kritika, për
shembull me kritika ndaj ‘New
York Times‘, por kjo gazetë ka
qenë e padrejtë". Për sa i përket
Obamës, Bush, edhe pse deklaroi
se nuk e njihte personalisht,
kishte mendimin më të mirë për
të. "Kam folur me të menjëherë
pas zgjedhjeve dhe e sigurova që
ishte Presidenti im. Jam shumë
i befasuar me stilin e tij gjatë
fushatës, me gjakftohtësinë dhe
gjykimin. Kur ai formulon një
fjali, duket si e thënë nga Shekspiri".
Ndër të tjera, ai parashikoi
se muaji i mjaltit i Obamës do të
ishte i shkurtër. "Ai duhet të ketë
rreth vetes njerëz që e besojnë
dhe tek të cilët ai beson, por kjo
është e vështirë dhe është një sfidë
më vete. Gjithmonë ndodhin
të papritura, gabime, skandale".