Gaza, viktimat mbi 500 vetë
Numri i viktimave
në Gaza, për shkak
të sulmit tokësor të
izraelitëve, sa vjen
e po shtohet. Të vrarët e të
plagosurit mbushin jo vetëm
spitalet, por edhe rrugët, ndërkohë
që hebrenjtë vazhdojnë
në ditën e dhjetë të sulmit të
tyre kundër Hamasit. Sipas burimeve
zyrtare palestineze, që
nga nisja e ofensivës tokësore
të shtunën e kaluar, janë vrarë
90 persona, mes të cilëve 26 fëmijë.
Ndërkohë izraelitët thonë
se objektivi i sulmit të tyre janë
vetëm militantët e Hamasit,
që vazhdojnë të qëllojnë ndaj
Izraelit. Përpjekjet diplomatike
për arritjen e një armëpushimi
kanë vazhduar edhe dje, pavarësisht
se nuk është arritur asgjë.
Izraeli është refuzuesi i kërkesës
për armëpushim të menjëhershëm,
çka do të thotë se planet
e tij për të vazhduar sulmin në
Gaza janë të gjata. Presidenti i
Shteteve të Bashkuara, Bush, i
dha mbështetjen e tij Izraelit për
vendimin e marrë dhe të drejtën
për t‘u vetëmbrojtur, duke fajësuar
për situatën aktuale në
Gaza Hamasin. Për sa u përket
luftimeve, dje pati raportime
për përplasje dhe shkëmbime të
ashpra zjarri në veri të Gazës. Si
pasojë, mjekët palestinezë ishin
gjatë gjithë kohës të angazhuar
për të qetësuar situatën me të
plagosurit. Sipas tyre, dëmtimet
te të plagosurit janë nga më të
rëndat dhe një pjesë e tyre nuk
arrijnë t‘u mbijetojnë goditjeve.
Po sipas burimeve palestineze,
pjesa më e madhe e të plagosurve
dhe viktimave janë gra e
fëmijë të pambrojtur, të vrarë si
gjatë fushatës ajrore të Izraelit,
ashtu edhe gjatë ofensivës tokësore.
Ndër viktimat ka edhe
nga ato që janë familje të tëra të
asgjësuara. Një pjesë e tyre kanë
qenë në kampet e refugjatëve të
Gazës. Për sa i përket numrit të
përgjithshëm të të vrarëve në
Gaza, ai i ka kaluar 500, ndërkohë
që 2500 janë të plagosur.
Nga ana e Izraelit, ka vetëm
10 të vrarë që nga nisja e luftimeve.
Megjithatë, në lidhje me
situatën aktuale të ofensivës ka
shumë pak informacion dhe ai
është i kufizuar për shkak të bllokadës
që i kanë bërë izraelitët
shtypit në zonat e sulmit. Sipas
ministrit të Mbrojtjes, Ehud
Barak, Hamasi ka përjetuar
një humbje shumë të madhe
dhe se ofensiva në Gaza do të
vazhdojë.
në Gaza, për shkak
të sulmit tokësor të
izraelitëve, sa vjen
e po shtohet. Të vrarët e të
plagosurit mbushin jo vetëm
spitalet, por edhe rrugët, ndërkohë
që hebrenjtë vazhdojnë
në ditën e dhjetë të sulmit të
tyre kundër Hamasit. Sipas burimeve
zyrtare palestineze, që
nga nisja e ofensivës tokësore
të shtunën e kaluar, janë vrarë
90 persona, mes të cilëve 26 fëmijë.
Ndërkohë izraelitët thonë
se objektivi i sulmit të tyre janë
vetëm militantët e Hamasit,
që vazhdojnë të qëllojnë ndaj
Izraelit. Përpjekjet diplomatike
për arritjen e një armëpushimi
kanë vazhduar edhe dje, pavarësisht
se nuk është arritur asgjë.
Izraeli është refuzuesi i kërkesës
për armëpushim të menjëhershëm,
çka do të thotë se planet
e tij për të vazhduar sulmin në
Gaza janë të gjata. Presidenti i
Shteteve të Bashkuara, Bush, i
dha mbështetjen e tij Izraelit për
vendimin e marrë dhe të drejtën
për t‘u vetëmbrojtur, duke fajësuar
për situatën aktuale në
Gaza Hamasin. Për sa u përket
luftimeve, dje pati raportime
për përplasje dhe shkëmbime të
ashpra zjarri në veri të Gazës. Si
pasojë, mjekët palestinezë ishin
gjatë gjithë kohës të angazhuar
për të qetësuar situatën me të
plagosurit. Sipas tyre, dëmtimet
te të plagosurit janë nga më të
rëndat dhe një pjesë e tyre nuk
arrijnë t‘u mbijetojnë goditjeve.
Po sipas burimeve palestineze,
pjesa më e madhe e të plagosurve
dhe viktimave janë gra e
fëmijë të pambrojtur, të vrarë si
gjatë fushatës ajrore të Izraelit,
ashtu edhe gjatë ofensivës tokësore.
Ndër viktimat ka edhe
nga ato që janë familje të tëra të
asgjësuara. Një pjesë e tyre kanë
qenë në kampet e refugjatëve të
Gazës. Për sa i përket numrit të
përgjithshëm të të vrarëve në
Gaza, ai i ka kaluar 500, ndërkohë
që 2500 janë të plagosur.
Nga ana e Izraelit, ka vetëm
10 të vrarë që nga nisja e luftimeve.
Megjithatë, në lidhje me
situatën aktuale të ofensivës ka
shumë pak informacion dhe ai
është i kufizuar për shkak të bllokadës
që i kanë bërë izraelitët
shtypit në zonat e sulmit. Sipas
ministrit të Mbrojtjes, Ehud
Barak, Hamasi ka përjetuar
një humbje shumë të madhe
dhe se ofensiva në Gaza do të
vazhdojë.