E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendet e zhvilluara dështojnë ndaj urisë

Janë 1 miliard persona që do
të përbëjnë kontingjentin e
të uriturve gjatë vitit në të
cilin sapo kemi hyrë dhe kjo
shifër është e para e këtyre përmasave
në historinë njerëzore.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja
britanike "The Independent",
duke iu referuar burimeve
të Kombeve të Bashkuara. Ky
numër tronditës, për shkak të
përshkallëzimit të krizës
ekonomike mund të rritet edhe
më. Në këtë mënyrë dhjetëvjeçarë
të tërë përparimi në
luftën kundër urisë në botë janë
ndërprerë brutalisht, duke i
dhënë një goditje dërmuese
zotimit të liderëve botërorë, të
ndërmarrë 8 vjet më parë, për të
përgjysmuar në vitin 2015 numrin
e të uriturve të planetit. Vendet
e pasura kanë dështuar në
mbajtjen e premtimit për financimin
e zhvillimit të bujqësisë në
vendet e botës së tretë; kriza financiare
ka bërë që vendet e zhvilluara
të jenë në kërkim të dëshpëruar
të kreditimit dhe e gjithë
kjo situatë do të bëjë që në muajt
e parë të vitit 2009 ndihmat në
ushqime për vendet e varfra të
pakësohen ndjeshëm. Fondet e
bamirësisë dhe ato të zhvillimit i
kanë bërë thirrje së fundi Presidentit
të zgjedhur të Shteteve të
Bashkuara, Barak Obama, që ta
vendosë përshkallëzimin e krizës
ushqimore në qendër të axhendës
së tij presidenciale dhe të
marrë masa të menjëhershme për
përmirësimin e situatës. Aktualisht
në botë, sipas shifrave zyrtare
ekzistojnë 963 milionë të uritur
dhe sipas Kombeve të Bashkuara
ky numër do të rrumbullakoset
me shpejtësi gjatë muajve të parë
të këtij viti. Ajo çka është edhe më
e keqe është se vitet që do të vijnë
nuk japin ndonjë shpresë për
pozitivistet. Kjo gjendje e rëndë
bie në kontradiktë të drejtpërdrejtë
e të thellë me zotimet e
ndërmarra nga liderët botërorë
në takimin e tyre të vitit 2000 për
përgjysmimin e të uriturve të
planetit në vitin 2015. Ky zotim
ishte një pjesë shumë ambicioze
e të ashtuquajturit Objektivat e
Zhvillimit të Mijëvjeçarit. Në atë
vit dhe në disa prej viteve në vijim,
objektivi dukej plotësisht i realizueshëm.
Nga viti 1990 deri në
vitin 2005, numri i të uriturve ishte
pak a shumë i pandryshueshëm
aty diku mes 800-850
mijë vetave, e ndërkohë popullsia
ishte rritur me 1.2 miliardë
vetë. Disa vende si: Gana, Peruja,
Meksika, Kili, Xhamajka dhe Kosta
Rika nuk mund ta arrinin objektivin
në datën e dhënë, ndërkohë
që vende të tjera si Etiopia, Nikaragua
dhe Mozambiku ishin
Pavarësisht angazhimit për të përgjysmuar
numrin e të uriturve në botë, në vitin që kemi
hyrë ai do të jetë më i madh se kurrë. Shifra e
parashikuar është 1 miliard gojë të uritura dhe
në këtë rast bëhet fjalë për një rekord
thuajse të sigurta që do të përmbushnin
synimin. Kështu, 25
vende dukej se do të përgjysmonin
deri në 2015 numrin e të
uriturve. Kthesa negative ndodhi
3 vitet e fundit me përkeqësimin
e situatës. Shenja e parë negative
ishte rritja e çmimit të orizit që
shkaktoi shumë të uritur edhe në
vendet ku kishte një lloj mirëqenieje.
Si pasojë, numri i të kequshqyerve
u shtua menjëherë me
115 mijë persona të tjerë. Çka përbën
çudi është fakti që pavarësisht
se numri i të uriturve rritet,
ai i të korrave të drithit është në
rritje. Këtë vit, një raport i FAO-s
flet për një rritje 5.4%. Kjo do të
thotë se shtimi i numrit të të
uriturve nuk ka të bëjë, si në të
shkuarën, me pakësimin e ushqimit,
por ajo ka të bëjë me pamundësinë
financiare të njerëzve
për të blerë ushqimin. Çmimet e
larta të ushqimeve kanë lënë
barktharë shtresën e të varfërve,
e cila sheh me sy e plas me zemër.
Vetëm gjatë 12 muajve të fundit,
çmimet e drithërave dhe orizit
janë dyfishuar ose trefishuar. Kjo
ndodhi për shkak të shtimit të
përdorimit të drithërave për prodhim
energjie. Vetëm gjatë vitit
që shkoi 100 milionë tonë drithëra
janë shndërruar në karburant biologjik.
Një mbushje e plotë e serbatorit
të një makine vlen sa konsumi
vjetor me drithë i një personi.
Organizata e Kombeve të
Bashkuara fajëson për situatën e
rëndë aktuale edhe spekulimet,
shtimin e popullsisë dhe rritjen e
konsumit të mishit në vendet në
zhvillim si Kina, apo India që ushqejnë
bagëtitë me drithëra. Si
pasojë, edhe ndihmat në ushqime
nuk janë më si në kohët e
shkuara. Agjencitë e ndihmave,
Programi Botëror i Ushqimit njoftoi
se po i mbaronin furnizimet.
Derisa të marrë sasinë e duhur të
ushqimeve ajo rrezikon që të mos
furnizojë zonat më kritike të planetit
dhe të lerë me gisht në gojë
shtete shumë nevojtare si Haiti,
Sudani apo Bangladeshi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›