E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhen natën 10 kg flori në një argjendar

Një argjendari është grabitur
natën e së dielës në qytetin
e Ballshit. Sipas burimeve zyrtare
të Komisariatit të Policisë së
Ballshit, mësohet se vjedhja ka
ndodhur rreth orëve të para të
mëngjesit dhe është konstatuar
nga pronari, Fitim Hoxhaj vetëm
në mëngjes. Mësohet se i dëmtuari
ka njoftuar policinë lokale,
e cila ka mbërritur disa minuta
më pas në vendin e ngjarjes. Sipas
Dilaver Malasit, pronarit të
një dyqani ngjitur me argjendarinë
e vjedhur, hajdutët kanë kaluar
nëpërmjet dyqanit të tij për të
hyrë në argjendari, ku kanë
vjedhur flori dhe para në vlerën e
rreth 40 mijë eurove. Sipas policisë,
sasia e arit të vjedhur, në
bazë të faturave tatimore, është
10 kg, ndërkohë që shuma e lekëve
nuk specifikohet. Policia ka
shoqëruar mbi 20 të rinj, të cilëve
u janë marrë shenjat e gishtërinjve,
si dhe janë marrë në pyetje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›