E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai i Mohamed Merah padit shtetin francez

Babai i atentatorit të Tuluzës, Mohamed Merah ka paditur speciale franceze për vdekjen e të birit. Lajmi bëhet i ditur nga mediat franceze të cilat theksojnë se ai ka punësuar avokaten algjeriane Zahia Mokhtari e cila ka deklaruar se Mohamed Benalal Merah vlerëson se djali i tij është vrarë.
 

Zonja Mokhtari tha gjithashtu për agjencinë e lajmeve “AFP” se, një konventë e nënshkruar mes Francës dhe Algjerisë u lejon avokatëve të hapin çështje ligjore në të dyja vendet.
 

Mohamed Merah, 23 vjeç, vrau shtatë persona, mes të cilëve tre fëmijë, në jug të Francës, përpara se të eleminohej në operacionin e forcave speciale javën e kaluar në apartamentin e tij.
 

Ai vdiq gjatë operacionit blic të policisë në apartamentin e tij në Tuluz, më 22 mars, pas një rrethimi që zgjati 32 orë, për shkak të përpjekjeve të autoriteteve për ta kapur atë të gjallë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›