Babai i Rooney nen pranga per fiksim ndeshje

Babai i futbollistit të famshëm të Manchester United, Wayne Rooney, u vendos nën pranga ditën e sotme, i dyshuar si antar i një rrjeti bastesh ilegale.
48-vjeçari u arrestua në banesën e tij, në zonën e Derbit Lindor, në Liverpul. Së bashku me babain e futbollistit, u arrestua edhe xhaxhai i tij, Richie, ndërsa numri total i atyre që janë vendosur në pranga si antarë të këtij klani shkon në nëntë.
Ekzistojnë prova se të pandehurit kanë ndikuar në fiksimin e një ndeshje të kampionatit skocez, midis Mathëruellit dhe Hartsit, dhjetorin e shkuar.
Mesfushori i Mathëruellit, Steve Jennings, gjithashtu figuron "Ndonëse antarët e rrjetit janë shpëndarë në të gjithë Britaninë, ndeshjet e Premier League duken të pastra"
Zëdhenësi i "Scotland Yard"
midis të akuzuarve, pasi mendohet se ai hyri në fushë me qëllimin që të ndëshkohej me karton të kuq.
Ai e përfshiu ndeshjen në protesta të vazhdueshme dhe në ndërhyrje të rënda, që sollën përjashtiumin e tij nga loja gjatë pjesës së dytë.
Pavarësisht se lajmi i bujshëm i arrestimit të babait të Rooney-t, ka vendosur menjëherë në dyshim edhe të birin, një zëdhënës i policisë saktësoi se ndërsa të arrestuarit janë shpërndarë në të gjithë Britaninë, provat janë të përqendruara vetëm në ndeshjet e kampionatit skocez dhe nuk ka asnjë arsye për të menduar për momentin se rrjeti mund të ishte i shtrirë edhe në Premier League.
Federata Skoceze e Futbollit, në një deklaratë, shprehu keqardhjen për këtë lajm, por refuzoi të lëshonte ndonjë koment deri sa ngjarja të qartësohej. Ngjarja hetohej prej pothuajse një viti nga policia. Sondazh
A jane te perfshire futbollistet e medhenj ne fiksimin e ndeshjeve?
Po
Jo
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_398'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(398); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Arvizu: Sërish në udhëkryq
Topi: Politikanët ndryshe flasin e ndryshe veprojnë
Riciklimi i makinave të vjetra
Perime me kimikate
Ndërron jetë Steve Jobs, babai i iPhone
Bursat europiane në ringritje