F1 Vettel Marr piken pastaj festoj

Lideri i kampionatit botëror të Formulës 1, Sebastian Vettel, u shpreh i matur në konferencën e shtypit para garës së Japonisë që do të zhvillohet këtë fundjavë.
Gjermanit i duhet vetëm një pikë për të siguruar matematikisht fitoren e titullit të tij të dytë si kampion bote, por piloti i Red Bull po pret që në fillim ta fitojë atë e më pas të festojë.
“Shumë njerëz thonë që botërori ka mbaruar, por edhe pse më duhet vetëm 1 pikë duhet ta fitoj atë. Shpresojmë që të kemi një fundjavë të mirë në Japoni sepse në këtë pistë jemi paraqitur shkëlqyeshëm në dy vitet e fundit”, u shpreh Vettel.
Vettel mund të humbë titullin nëse nuk merr asnjë pikë në katër garat e ardhshme dhe në të njëjtën kohë, piloti i McLaren Mercedez, Jenson Button, t’i fitojë të katër këto gara.
Britaniku u shpreh i kënaqur me zgjatjen e kontratës me skuderinë aktuale: “Më vjen mirë që do të kem ende mundësinë për të punuar me McLaren. Shpresojmë që në sezonin e ardhshëm të luftojmë më ashpër me Red Bull.”
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Formula 1 F1, Button rinovon me McLaren
Jenson Button lidhi të ardhmen e tij me McLaren duke firmosur një kontratë shumë-vjeçare, detajet e së cilës nuk janë publikuar ende. Horner: Red Bull, më mirë se Ferrari
Christian Horner po kalon një nga momentet më të mira të karrierës së tij profesionale. Shefi i skuderisë Red Bull po bëhet gati për të festuar titullin e dytë radhazi kampion të pilotit të tij, Sebastian Vettel, në një vit ku të dy makinat austriake po dominojnë këtë kampionat. Massa-Hamilton, sherr pas garës
Në mes të sesionit të intervistave pas përfundimit të garës, Lewis Hamilton po i përgjigjej pyetjeve të një gazetari kur Felipe Massa e ndërpret për ta qortuar pas aksidentit që britaniku i McLaren shkaktoi gjatë Cmimit të Madh të Singaporit, aksident që detyroi pilotin e Ferrarit të hynte në bokse. F1, Singapor, Vettel në pole position
Sebastian Vettel ka rezultuar sërish i pari në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Singaporit, në Formula 1. F1, Hamilton: Vettel ka qenë i jashtëzakonshëm
Lewis Hamilton, piloti i McLaren Mercedes, është shprehur se Sebastian Vettel, kryesuesi i kampionatit botëror të Formulës 1, është treguar i jashtëzakonshëm gjatë këtij sezoni.
Lajmet kryesore
Arvizu: Sërish në udhëkryq
Topi: Politikanët ndryshe flasin e ndryshe veprojnë
Riciklimi i makinave të vjetra
Perime me kimikate
Ndërron jetë Steve Jobs, babai i iPhone
Bursat europiane në ringritje