E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai i Vidal arrestohet për shpëndarje kokaine

TIRANE-Arturo Vidal është duke shkëlqyer në fushë për Juventusin, por në jetën private, problemet e mesfushorit kilian duken të panumërta. Pak javë më parë u përjashtua nga grumbullimi i kombëtares, pasi ishte i dehur, ndërsa sot, babai i tij është arrestuar për shpërndarje kokaine. Erazmo Vidal, i ati i lojtarit juventin, është prangosur në agimin e ditës së djeshme, pasi u kap në rrugë me 150 doza me kokainë. Sipas burimeve të policisë, ai është shoqëruar me hallën e lojtarit, Suzanën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›