E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maxarri si Trapatoni: Mos thuaj mace, nëse..

TIRANE-Pas barazimit me Juventusin, trajneri i Napolit Valter Maxarri kërkon të karikojë ambientin, pasi të kaltërit i pret një jave shumë delikate. Napoli do të presë nesër në shtëpi Leçen, në një sfidë ku nevojiten 3 pikët për të mos humbur terren në betejën për zonat e larta të klasifikimit, ndërkohë që vëmendja e të gjithëve është spostuar tek transferta ndaj Vilarealit të mërkurën e ardhshme. “Ndaj Leçes jam i detyruar të hedh në fushë forca të freskëta, pasi është një ndeshje kurthi. Tifozët duhet të na ndihmojnë deri në minutën e 95-të, sepse është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Champions? Nuk jemi kualifikuar, Vilareali nuk ka dëshirë të humbasë në shtëpi. Siç thotë Trapatoni, mos thuaj mace nëse nuk e ke në thes”, deklaroi Maxarri.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›