Babai i mërzitur për operimin e hundës

Shumë nga femrat e njohura në botë kanë bërë të paktën një rregullim në pamjen e tyre. Këtë proces e kanë ndjekur edhe femrat e ekranit shqiptar, mes tyre edhe moderatorja e njohur televizive, Alketa Vejsiu.
Nga bukuroshja 16 vjeçare e ekranit nuk kujtojmë thuajse asgjë, pasi fytyra e Alketës ka ndryshuar totalisht.
Ajo ka zvogëluar hundën vite më parë dhe për një kohë relativisht të shkurtër e ka mbajtur të fshehtë këtë operacion. Pas bujës që bëri “hunda e re” e Alketës në prezantimin e spektaklit “Gjeniu i Vogël”, prezantuesja nuk ngurroi të fliste për këtë ndërhyrje. Pas saj, Alketa thuhet se i është nënshtruar edhe ndërhyrjeve të tjera në buzë, mollëza etj.