E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai shpeton djalin nga litari, policia dyshon per grindje

Fushe-Kruje- Babai shpeton te birin ne castet e fundit, nga tentativa e flijimit. Femija 14-vjecar me inicialet G. Ll., u dergua rreth ores 21:00 te se henes me urgjence ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ndersa ka qene ne gjendje koma, deri mengjesin e dites se djeshme. Burime zyrtare te policise vendore, konfirmuan ngjarjen dhe bene me dije se dyshohet qe shkaku i ngjarjes mund te jete nje merzitje e te miturit, pas kthimit ne shtepi prej punes ne tokat e familjes. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Bubq, ne kasollen e bagetive te familjes, kur Isa Ll., ka gjetur te birin te varur ne nje litar qe ishte lidhur ne traun e objektit. Menjehere ai e ka ngritur te miturin, duke i hequr lakun nga qafa dhe e ka derguar me ndihmen e fqinjeve per ne spital. Mjeket u shprehen se megjithese ka demtime ne pjesen e qafes dhe fytit dhe gjendja eshte e rende, femija mbahet ne jete, nen terapi intensive. Nje grup hetimor nisi verifikimet per te zbardhur rrethanat dhe shkaqet e tentatives se flijimit. Ne pyetje jane marre prinderit e vogelushit, qe i thane policise se deri ne mbremje, 14-vjecari kishte punuar me ta duke mbledhur jonxhe ne are dhe me pas ishin kthyer ne banese. Per nje moment ai i ka shpetuar syrit te familjareve dhe ka shkuar ne kasolle, ku dhe ka tentuar vetevrasjen. Policia dyshon tek nje grindje e femijes me prinderit, qe mund ta kete merzitur por edhe nje depresion i momentit nga rrethana te tjera qe jane nen hetim.

A.B./E.A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›