E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi ne gurore, dy ne pranga

Lezhe- Shperthimi tragjik ne guroren e firmes "Vulkano Construction", me pasoje nje te vdekur dhe nje tjeter te plagosur, con ne qeli pronarin e firmes dhe punetorin qe kreu aktivizimin e eksplozivit. Burime zyrtare nga Policia e Lezhes, bene me dije se dje ne mengjes eshte marre masa e ndalimit per biznesmenin Ferdinand Ujka, banues ne qytet dhe punetorin Tonin Cupi, nga fshati Tale. Akuza e ngritur ndaj tyre eshte "shkelja e rregullave te mbrojtjes ne pune". Ngjarja ndodhi rreth ores 19:30 te mbremjes se hene, ne fshatin Gocaj, ne guroren qe ndodhet prane fabrikes se cimentos. Guret qe fluturuan nga shperthimi i dinamitit lane te vdekur ne vend rojen e fabrikes, Zef Simonin, 50-vjec dhe plagosen kolegun e te ndjerit, Pal Gjini, qe ndodhet ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Shkak dyshohet se ka qene perdorimi i nje sasie me te madhe dinamiti, nga cfare duhej per shperthim ne tunel.

Grupi hetimor ka zbardhur dinamiken e ngjarjes tragjike, te ndodhur ne ambientet e firmes "Vulkano Construction" ne fshatin Gocaj. Incidenti ka ndodhur gjate kohes qe realizohej nje plasje me dinamit ne tunelin e gurores, qe i sherbente per nxjerrjen e materialeve inerte. Ky veprim sipas policise, ka qene ne kundershtim me ligjin nr. 9126, date 29 korrik 2003, "per perdorimin civil te lendeve plasese". Pas shperthimit, gure te medhenj kane "fluturuar" mbi territorin e fabrikes se re te cimentos, duke shkaktuar plagosjen e rende te dy rojeve, Zef Simonit dhe Pal Gjinit. Dy te lenduarit jane derguar ne spitalin e Lezhes, ku me pas ka gjetur vdekjen Simoni, ndersa kolegu i tij Pal Gjini, ndodhet jashte rrezikut per jeten. Nga rrefimi i te mbijetuarit eshte mesuar se i ndjeri ndodhej jashte kabines se rojes ne hyrje te fabrikes kur ka ndodhur shperthimi dhe nuk ishin njoftuar nga drejtuesit e gurores. Ekspertet konstatuan se distanca nga gurorja tek fabrika ka qene e afert dhe pothuajse gjendeshin perballe, afer zones se Balldrese.

Ndersa punetori i gurores, i ndaluar pas ngjarjes, Tonin Cupi, po kryente shperthimin ne gurore, pasojat rezultuan tragjike, ndersa ai nuk i ka njoftuar rojet qe te largoheshin. Burime zyrtare thane se pas ngjarjes eshte ngritur nje grup special hetimor, i cili ka arritur ne konkluzionet se eshte shkelur ligji per perdorimin e lendeve plasese dhe rregullat e sigurise teknike dhe jetes ne pune. Dy rojet e demtuara jane, Zef Simoni, rreth 50 vjec, banues ne Kallmet te rrethit Lezhe, i cili me gjithe ndihmen e pare te dhene ne spitalin e Lezhes, ka gjetur vdekjen. Ndersa eshte plagosur edhe Pale Gjini, rreth 55 vjec, banues ne Balldre te rrethit Lezhe, i cili ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten. Pas shoqerimit ne mbremjen e se henes te pronarit Ferdinand Ujka, 41-vjec dhe punetorit Tonin Cupi, 49-vjec, dje ne mengjes iu eshte komunikuar edhe arrestimi.

B. A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›