Liberalizimi i vizave, prej katër vitesh qeveria Berisha përgënjështron veten
Që nga premtimi i famshëm në vitin 2005 deri te pranimi i dështimit në 2009-ën
Në maj të vitit 2005 kryeministri Berisha i premtoi shqiptarëve se brenda vitit 2006, shqiptarët do të lëviznin të lirë nëpër europë. Por sot pas katër vitesh sërish kryeministri ka dalë publikisht duke pranuar se është ende herët për këtë proces dhe se ky do të jetë një objektiv i mandatit të dytë të qeverisë së tij. E, megjithatë, brenda harkut katër vjeçar të mandatit të parë, disa përfaqësues të qeverisë së Berishës kanë dalë herë pas here duke premtuar liberalizimin e vizave gati çdo gjashtë muaj, duke e kthyer qendrimin qeveritar mbi këtë çështje thuajse në një lojë teatrale. Pas deklaratës së Berishës gjatë fushatës elektorale të vitit 2005, në fillim të vitit 2006, ish ministrja e Integrimit, Arenca Trashani deklaroi se brenda vitit 2006 do të liberalizoheshin vizat. Kjo gjë sërish nuk ndodhi. Por sërish në atë vit surpriza erdhi nga ish ministri i Brendshëm Sokol Olldashi që premtoi “parajsën” në vetëm pak javë. Pas përfundimit të raundit të parë të negociatave politike në Bruksel të qeverisë shqiptare me Komisionin Europian, ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, deklaroi se Shqipëria do të jetë gati të implementojë lehtësimin e regjimit të vizave për të gjithë shqiptarët, vitin 2007.
Olldashi
“Sipas të gjitha prognozave, negociatat do të mbyllen dhe implementimi do të nisë shpresoj në pranverën e vitit 2007″, tha Olldashi në një konferencë për shtyp, një ditë pas përfundimit të raundit të parë të negociatave në Bruksel. Duke e vlerësuar si një avantazh për Shqipërinë nënshkrimin e marrëveshjes së ripranimit, Olldashi tha se “ne kemi avantazh nga vendet e tjera të rajonit, sepse e kemi nënshkruar marrëveshjen e ripranimit dhe kemi filluar zbatimin e saj, gjë që shumë vende të tjera të rajonit nuk e kanë. Ky është një avantazh për Shqipërinë”. Ish ministri i Brendshëm, Olldashi, tha se “raundi i dytë i negociatave do të mbahet më 13 dhjetor dhe do të jetë negocimi i draftit të marrëveshjes”. Ministri Olldashi theksoi se kjo “është një draft-marrëveshje që ne na është propozuar në Komisionin Evropian dhe që përmban klauzolat dhe procedurat me anë të të cilave do të bëhet liberalizimi i regjimit të vizave”. Nga ana tjetër, ministri Olldashi është ndalur në vlerësimet e tij për përfundimin me sukses të raundit të parë të negociatave.
Vizat
Shqiptarët janë më të diskriminuarit e Ballkanit kur ndodhen para sporteve të ambasadave të vendeve perëndimore. Në statistikat e nxjerra për vizat e lëshuara nga ambasadat e pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në pesë vendet e rajonit: Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi, numri më i lartë i refuzimeve është për shqiptarët. Pas nesh vijnë maqedonasit dhe boshnjakët. Ndërsa më të përkëdhelurit e rajonit janë serbët dhe malazezët. Por duket se katër vitet e fundit thuajse çdo gjashtë muaj zyrtarë të BE-së na kanë dhënë shpresa afatshkurtra që gjithnjë shtyhen në kohë. “Shpresoj që liberalizimi i vizave të arrihet në qershor të 2009, por kusht është pajisja e qytetarëve me dokumente të identifikimit dhe duhet të jenë të sigurta, dhe lufta kundër krimit”- Ky është mesazhi që ministri italian Franko Fratini dha në konferencën e përbashkët për shtyp të organizuar menjëherë pas takimit dypalësh që u zhvillua në Ministrinë e Jashtme në vitin 2008. Por ciklin e këtyre premtimeve të tejzgjatura duket se e mbylli sërish kryeministri Berisha i cili deklaroi vetëm pak orë pas vendimit për lënien jashtë procesit të Shqipërisë dhe Bosnjes së “e priste një vendim të tillë”.
BOX
Premtimi i Olldashit për liberalizimin në vitin 2007
-Liberalizimi i vizave përfshin të gjithë qytetarët shqiptarë.
- Çdo qytetar shqiptar që merr një vizë “shengen” dhe u qëndron rigoroz afateve të saj kohore, vizën pasardhëse do ta marrë për një kohë më të gjatë. Kjo vlen për çdo qytetar dhe jo për kategori.
-Shkurtohen procedurat dhe koha e aplikimit. Nuk do të jetë nevoja të pritet me ditë të tëra për të proceduar dhe për të marrë përgjigje për një vizë, por kjo do të shkurtohet.
- Mbahet në tarifat ekzistuese pagesa për vizat “shengen”, ndërkohë që është vendosur dyfishimi i tarifave, i cili nuk do të përfshijë Shqipërinë.
- Do të bëhet një lehtësim i vizave përgjithësisht, por ky i shoqëruar edhe për kategori të veçanta si, biznesmenët, media, studentët, mosha e tretë dhe diplomatët.
BOX
Rehn: Ndoshta duhet të riprovoni për në vitin 2010
“Nëse Shqipëria do të ruajë këtë ritëm reformash do të përfitojë liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian brenda vitit 2010”. Deklarata u bë një javë më parë në Bruksel nga komisioneri për Zgjerimin, Oli Rehn, gjatë konferencës për shtyp ku u prezantua raporti i komisionit sipas të cilit Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi do të jenë të parat që përfitojnë liberalizimin e vizave. “Udhërrëfyesi që BE iu dha këtyre vendeve vitin e kaluar, është ende i vlefshëm dhe ende i realizueshëm, nëse autoritetet e këtyre dy vendeve do t’i kushtojnë vullnetin e tyre të mirë për të dhënë rezultate”, theksoi Rehn. Sipas tij: Shqipëria dhe Bosnja do të ruanin hovin e fituar muajt e fundit dhe rrjedhimisht do të mund të jenë në gjendje të përmbushin kushtet për udhëtimin pa viza përgjatë vitit 2010, me preferencë mesin e vitit 2010. “Ne nuk mund të ndëshkojmë qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor për shkak të lëvizjes së ngadaltë në vende të tjera”, - deklaroi Rehn. Në të njëjtën kohë komisioneri për drejtësinë, Jacques Barrot vlerësoi si shumë të rëndësishëm vendimin e fundit të BE-së. “Ky është një moment historik në marrëdhëniet tona me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ky moment është diçka që e kemi pritur prej një kohe të gjatë dhe ne do të bëjmë të mundur, që marrëdhëniet tona të jenë edhe më të mira në të ardhmen. Unë besoj se propozimi ynë do të pranohet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, sapo të konsultohemi me Parlamentin Evropian. Çfarë ndodh?! Një pasaportë biometrike do të jetë e mjaftueshme për të udhëtuar përmes vendeve nënshkruese të Marrëveshjes Shengen”, deklaroi Jacques Barrot, Komisioneri për Drejtësi i BE-së.
21 Korrik 2009