Biznesmeni: Punetoret gabuan ne sasine e dinamitit
Pronari i gurores, Ferdinand Ujka, ka deshmuar gjate marrjes ne pyetje se "punetoret kane gabuar pikerisht ne vendosjen me shume se c'duhej, te eksplozivit te llojit dinamit, ku nga 200 grame kane perdorur dyfishin". Kjo ka bere qe edhe ngritja e gureve nga gropa, te jete shume me e madhe nga sa ishte parashikuar. "Ne kemi plasur edhe raste te tjera, por nuk kemi pasur asnje problem apo demtim, qofte te punetoreve, apo kalimtareve dhe per me teper, rojeve te fabrikes. Madje ne fabrike nuk eshte thyer as edhe nje xham", ka deshmuar administratori i "Vulkano Construction".