E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Babain ma kreqtrajtoi SHIK-u"

Tirane- Tete deshmi jane degjuar dje ne procesin gjyqesor ne ngarkim te tre te akuzuarve, per rrembimin e biznesmenit shqiptaro maqedonas Remzi Hoxha, Ziso Kristopulit dhe Avdyl Loshaj . Ngjarja eshte rindertuar serish ne gjykate, ndersa jane bere te ditura motive te dyshimit te rrembimit te personave ne vitin 1995. Por jo vetem kaq, deshmitaret kane treguar urdhrat nga jane marre, per shoqerimin e tyre ne baze te SHIK-ut. Tete deshmitaret e ketij procesi kane qene Alma Kristopuli, Agron Musarai, Edmond Abazi, Sadik Vata, Besnik Gjuzi, Qemal Bejdo, Besim Datja, si dhe Meleq Frasheri te cilit i jane lexuar deklarimet e tij para policise. Deshmitarja e pare e thirrur per te dhene shpjegime para gjykates ka qene vajza e Ziso Kristopulit, Alma Kristopuli. Ne deklarimin e saj ajo ka bere me dije se, nje nate babai i saj i ka shkuar ne konvikt, ne godinen 28-29, ne Qytetin Studenti, ku ajo jetonte se bashku me motren e saj. "Babai na ka ardhur pas ores 12 te nates. Jemi trembur. Ai eshte futur ne dhome dhe na ka bere me dijeni se ishte rrembyer nje muaj me pare", ka deklaruar vajza e Kristopulit dje para trupit gjykues. Ne deklarimin e saj ajo ka bere me dije se i ati iu kishte sqaruar se e kishin marre punonjes te SHIK-ut, te cilet e kishin keqtrajtuar, si dhe e kishin rrahuar barbarisht. Madje deshmitarja ka sqaruar se i ati iu kishte treguar shputat e kembeve te cilat i kishte dhe te nxira. "Babai na tregoi se e kane marre me nje makine te vogel te erret. Nje i afermi yne Sazani i ka thene qe duhet te shkonin ne Kontrollin e Larte te Shtetit ne Gjirokaster, por e kishin shpene ne Lezhe", ka vazhduar ajo. Deshmitari i dyte i thirrur ne kete proces ka qene ish ministri i Brendshem Agron Musarai. Ai ka bere me dije se ne vitin 1996 ka takuar disa te aferm te Remziut, te cilet kane paraqitur ankesen e tyre. Musarai ka shpjeguar se te afermit e Hoxhes i kishin treguar se punonjes policie, e kishim marre ate. Por, sipas tij nga verifikimet kishte rezultuar se ne asnje prej komisariateve nuk ishte shoqeruar nje person me emer te tille. I pyetur nga prokurori i ceshtjes Xhevat Hana, nese ishte kercenuar ndonjehere ne ate periudhe, Musarai ka bere me dije se ato ishin perralla. Madje ai ka sqaruar, se ministri nuk eshte polic, por posti i tij eshte politik. Pas shpjegimeve prokurori i ka bere me dije ish ministrit se ka zvarritur hetimet e prokurorise per 5 muaj me radhe duke mos i kthyer pergjigje per targen, qe i ishte kerkuar qe ta verifikonte. Dy deshmitare te tjere ishin edhe ish-shoferat e te pandehurve Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, te cilet shpjeguan momentet e shoqerimit te shtetasit Ziso Kristopuli, shoqerim i te cilit ishte bere me urdher te te pandehurit Avni Koldashi, por qe per kete shtetas kishte shkuar disa here edhe Arben Sefgjini ne Sarande, e me pas per ne Lezhe. Ne seancen e radhes do te thirren per te dhene deklarime Fatos Klosi, Anibal Basha, Agim Shehu, Halil Shamata. Ne fund gjykata thirri per te deshmuar Bashkim Gazideden, per te cilen pritet qe te paraqitet nje certifikate vdekjeje dhe te lexohen deklarimet e tij. R.Caushaj

"Babai kishte frike, ndiqej nga SHIK-u"

Vajza e Ziso Kristopulit ka bere me dije dje, se babai i saj ishte marre nga punonjesit e SHIK-ut, duke e akuzuar ate si kundershtare politik kunder referendumit, si dhe e akuzonin per agjent te sherbimeve sekrete te huaja. Sipas vajzes, babai i saj ishte keqtrajtuar aq shume sa mezi kishte ecur nga dera e dhomes deri te krevati. "Nje dite pasi ai ka ardhur ne konvikt ka ikur se bashku me motren ne Livadhja te Sarandes, te njerezit e tij si dhe eshte mjekuar disa here ne Athine. Qe nga ajo kohe babai eshte mire nga ana shendetesore por jo shpirterore. Frika nga SHIK-u coi edhe ne falimentimin e biznesit tone", ka perfunduar vajza.

"Avdyl Loshaj me tha pas rrembimit, nuk e di pse me moren"

I thirrur nga prokuroria per te dhene deklarime te tij, deshmitari ka bere me dije momentet qe ishte vene ne dijeni te rrembimit te Avdyl Loshaj. Sipas tij ai e njihte prej disa kohesh Loshaj si dhe te fejuaren e tij Dhurata Sino, ku Loshaj vinte dhe e takonte ne qytetin studenti. Sipas deshmitarit ka qene e fejuara e tij, ajo qe i ka vene ne dijeni te marrjes se te fejuarit nga policia. Keta te fundit mesohet se kishin qene ne nje kafe. " Pas nje muaji, Avdyli eshte liruar dhe i kishte thene se as vete nuk e dinte, pse e kishin marre peng", ka bere me dije deshmitari. Qe nga ajo kohe, pas ndarjes se tij dhe me te fejuaren deshmitari e ka ndihmuar te kaloje kufirin ne menyre te paligjshme deri ne Kosove.

Shoferi i Sefgjinit, me shefin disa here ne Sarande

Ish shoferi i te pandehurit Arben Sefgjini ka bere me dije dje se kishte shkuar shpesh ne Sarande me shefin e tij, por ky i fundit nuk e merrte shpesh me vete sepse sapo kishte mesuar makinen dhe e griste vete. Pas kundershtimit te thenieve te dhena para gjykates, prokurori Xhevat Hana, i ka bere me dije gjykates se i pandehuri gjate deklarimeve paraprake ka thene se mbante mend, se nga baza e SHIK-ut ishte hedhur nje person nga kati i trete. Madje ai se bashku me shefin e tij kishin shkuar disa here ne Sarande, ku edhe kishin marre nje person, emrin e te cilit e kishte marre vesh me vone. Gjithashtu prokurori ka vazhduar se deshmitari gjate deklarimeve te tij paraprake ka bere me dije qe me pas kishin shkuar ne Lezhe.

"Remziun e prangosen ne hyrje te punishtes"

Prokurori ka lexuar dje deklarimet e nje prej punetoreve te "Albatros", i cili ka qene prezent gjate marrjes se Remzi Hoxhes. Ne deklarimet e tij deshmitari ka bere me dije se me daten 21 tetor te vitit 2005 kishte qendruar edhe disa ore me shume ne pune, ku prezent qe dhe Remzi Hoxha. "Tre persona hyne ne punishte dhe moren Remziun. Te dera jashte, pashe qe njeri prej tyre i perdrodhi doren dhe i vuri prangat, me pas e futi ne nje makine tip BMW. I thashe pse e merrni shefin, me thane qe jemi te Policise Kriminale e kemi marre per nje verifikimin, nuk kemi gje me ty", mesohet te kete deklaruar deshmitari. Ndersa prokurori ka shtuar se nga makina e Remziut, kishin marre edhe portofolin e tij, disa paketa cigaresh si dhe dokumentet e makines.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›