E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret nenen per leket e droges

Tirane - Nuk i jepte leke per heroine, i droguari vret nenen e tij, duke e goditur disa here me thike ne pjese te ndryshme te trupit. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen e djeshme ne nje banese, ne afersi te tregut te Medresese, ne kryeqytet. Alkent Birko, 35 vjec i ka marre jeten mamase se tij, Shpresa Hoxha, 60 vjece, pas nje sherri te ndodhur ne shtepine e tyre, per leket e droges, pasi sipas policise autori i dyshuar i vrasjes, qe eshte vetedorezuar njihet si perdorues narkotikesh, te llojit heroine. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 18:45, minuta te mbremjes se djeshme ne katin e trete te nje pallati. Kane qene fqinjet e familjes Birko, qe kane marre ne telefon policine duke e njoftuar per zenken qe po ndodhte. Nderkaq qe i dyshuari si autor, qe eshte djali i viktimes, eshte vetedorezuar ne komisariatin numer 3, ne Tirane.

I dyshuari

Autori i dyshuar Alkent Birko, pas dorezimit ka deklaruar para uniformave blu, se ishte i penduar per krimin qe kishte bere. Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur se, 35-vjecari ishte dhe me probleme mendore, pervec faktit qe ishte konsumues i rregullt i heroines. Sipas te dhenave ai ka qene ne gjendje cregullimi mendor, kur ka qelluar disa here me thike, mbi trupin e mamase se tij duke i marre jeten. Burime nga grupi hetimor, kane deklaruar se, viktima kishte marre 5 goditje me thike, nje ne zemer dhe kater te tjerat ne pjese te ndryshme te trupit.

Vrasja

Ka vrare nenen e tij, sepse nuk i jepte para per te konsumuar droge. Alkent Birko e ka kryer krimin mbremjen e djeshme ne Tirane. Me vone ai ka ndjere pendese, duke u vetedorezuar ne polici. Burimet policore bene te ditur se krimi i rende, ka ndodhur rreth ores 18:45, kur policia eshte njoftuar se nje vrasje kishte ndodhur prane tregut te Medresese, tek shkolla "Misto Mame". Me te mberritur ne vendin e ngjarjes, policia ka pare re se kishte te bente me nje krim brenda familjes. Sipas te dhenave paraprake, Alkent Birko ka qelluar me thike te emen e tij, 53 vjece, Shpresa Hoxha, duke e lene ate te vdekur ne vend. Nga grupi hetimor mesohet se i riu eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes, nderkohe qe trupi i viktimes eshte derguar ne morgun e Tiranes. Policia ka marre ne pyetje te afermit e viktimes, te cilet kane deklaruar se krimi ne familje kishte ardhur pas nje konflikti mes nenes me te birin, pasi ky i fundit kerkonte para per droge.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›