"Cerriku, frike nga perdhunimet"
Tirane- Nje prej te pandehurve te akuzuar per masakren e Cerrikut ne te cilen mbeten te vrare 6gardiste dhe u plagosen 16 punonjes policie, ka rindertuar ngjarjen e vitit 1997. Bujar Buzani, per 4 ore me radhe i ka bere te ditur dje togave te zeza, si u organizuan per diten kur ndodhi masakra, kush ishin organizatoret, si ndodhi futja ne kurth e automjeteve te policise dhe Gardes, si dhe motivi qe u eshte dhene per t'u grumbulluar. Nepermjet rrefimit te tij i pandehuri ka "fundosur" tre prej te pandehurve, Met Bozi, Roland Xhepaxhiu dhe Llazar Bicja, te cilet organizuan masakren me pretekstin se forcat e policise dhe Gardes, si dhe nga frika se do u bastisin shtepite, perdhunonin grate dhe motrat. "Une do te tregoj te verteten ketu, ate cfare kane pare syte e mi dhe cfare kane degjuar veshet e mi". Keshtu ka nisur dje te tregoje perpara trupit gjykues te kryesuar nga ana e gjyqtarit Klodian Kurushi i pandehuri Bujar Muzani. Ai i ka sqaruar gjykates se familja e tij ishte e kercenuar me jete. "I pandehuri Arjan Toska, i cili ishte kusheriri im i pare, djali i tezes, per shkak te nje hasmerie qe kishte me "Mandelen" e Elbasanit, erdhi ne shtepine tone per t'u strehuar nga frika se mos e vrasin. Me ardhjen e Arianit ne shtepine tone, ngritem edhe nje postbllok, per te kontrolluar dhe bere balle ardhjes se njerezve te Mandeles. Ne familjen tone pas disa ditesh erdhi Met Bozi me Roland Xhepexhiun. Biseduan me Arianin dhe u kthyen prape pas dy apo tre ditesh. Kishin sjelle nje dhurate me vete, nje antitank. Madje, kane qene Xhepaxhiu dhe Bozi qe kane bere qitjen e pare me antitank", ka vazhduar te tregoje i pandehuri. Sipas tij Bozi dhe Xhepaxhiu jane rikthyer serish ne shtepine e tyre. Por kesaj radhe jo per t'i sjelle dhurate, por i kishin treguar se kishte ardhur policia ne Cerrik dhe kishte bere kontroll neper shtepite e tyre, duke i bastisur dhe duke tentuar t'u perdhunoje grate. "Met Bozi na tha se duhet te mbrohemi. Xhepaxhiu dhe Bozi na thane se ata do kthehen prape dhe ate qe bene ne shtepite e tyre, kesaj radhe do te abuzojne me shtepite tona, me grate e motrat tona, madje edhe se do na vrisnin. Diten e 22 majit 1997, na lajmeruan se ishte duke ardhur policia drejt Cerrikut. Te frikesuar nga ajo qe na thane u shperndame neper pozicione", vijon deshmia. "Arian Toska mori antitankun qe na beri dhurate Met Bozi e Roland Xhepaxhiu. Ariani qelloi mbi blindin e policise me antitank 12.7. Heren e pare nuk e kapi. Kishte marre pozicion nga lart kinemase dhe kishte mundesi te qellonte mbi blindin e policise. Me pas qelloi dhe kesaj radhe e kapi blindin", ka treguar i pandehuri. Buzani, ka bere me dije se Toska kishte qelluar serish per here te trete. I pandehuri ka shpjeguar edhe se kur i ishte afruar blindit, me syte e tij kishte pare dy police te vrare. Madje, sipas tij kur po kalonte blindi ne mes te qytetit e kishin filluar te shtenat, nje grua doli me nje shkop dhe shami te bardhe duke kerkuar qe te nderpritet lufta qe po behej. "Roland Xhepaxhiun e pashe te pozicionuar lart nje pallati dhe nga aty qellonte mbi policine dhe gardistet. I kam pare te tere duke qelluar, pervec Enkel Gashit dhe Alban Toskes. Vete nuk kam pasur arme pasi nuk me linin vellezerit qe te mbaja. Roland Xhepaxhiu i siguroi arkat me municion. Ata e kishin organizuar sulmin dhe kishin siguruar edhe arme e municion", ka theksuar me tej i pnadehuri. Ai ka shtuar se armet dyshonte se i kishin marre ne Gramsh, nderkohe qe atyre iu kishin thene se i kishin pasur ne banesat e tyre. Ariani e thoshte me mburrje se kishte qelluar me antitank ndaj policise dhe gardisteve. "Toska lavderohej ne burg se kishte qelluar me antitank blindin e policise", ka shtuar i pandehuri. Sipas tij ai kishte pranuar qe te shkonte ne Cerrik pasi, Met Bozi iu kishte premtuar se do t'u nxirrte nga nje vize per ne SHBA, te cilat ai dhe vellai i tij Sokoli i donin per t'u larguar nga Shqiperia per shkak te hasmerise qe kishin. Ky sipas tij ka qene i vetmi shkak qe ai se bashku me vellane e tij, kane shkuar ne Cerrik. Redinalda Caushaj
Dhurata
Met Bozi dhe Roland Xhepaxhiu sipas te pandehurit Bujar Buzani i kishte sjelle si dhurate nje antitank, ku per here te pare kane qene vete ata, qe kane qelluar. Mesohet se antitanku eshte marre edhe ne Cerrik per te luftuar kunder policise e cila dyshohej se do t'i bastiste dhe do t'u perdhunonte grate.
Te dyshuarit si autore
Te pandehurit e ketij gjykimi jane Llazar Bicja, Meti Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skender Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi. Ata akuzohen nga Prokuroria per Krime te Renda si autore te masakres se Cerrikut, ngjarje kjo e ndodhur me 23 mars te vitit 1997, ne te cilen mbeten te vrare 6 gardiste si dhe u plagosen 9 punonjes policie.
9 te pandehur akuzohen nga ana e prokurorise per masakren e Cerrikut. Te gjithe do te deklarojne perpara gjykates per akuzat duke treguar edhe version e tyre ne lidhje me ngjarjen. Deshmite e tyre jane kerkuar nga ana e prokurorise.
1 i pandehur ka deklaruar dje perpara gjykate. Bujar Buzani dhe pse nuk gezon statusin e te penduarit, ka treguar te gjithe ngjarjen, menyren sesi u organizuan dhe si u sulmuan efektivat e policise si dhe premtimet qe iu ishin bere.