Kastrati, kerkohet nje burgim perjete
Tirane- Prokuroria e Apelit per Krime te Renda ka kerkuar dje nje denim perjete dhe 50 vjet burg per tre te pandehurit, te akuzuar si autore te vrasjes se mjekut Behar Kastrati. Ne konkluzionet e tij perfundimtare, prokurori kerkoi denimin me burgim te perjetshem per te pandehurin Qamil Rexhaj, 25 vjet burg per te vellane e tij Abedinin, si dhe po aq per te pandehurin Ibrahim Geca. Sipas prokurorit arma e cila mbante me leje i pandehuri Geca dyshohet te jete perdorur per vepra te tjera penale. Per kete ai ka vendosur qe t'i kerkoje gjykates denimin me 5 vite me shume heqje lirie sesa ishte denuar nga ana e Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda. Rrembimi i mjekut dhe njekohesisht kreu i PD-se per Hasin, Behar Kastrati, ka ndodhur me date 7 korrik 2005, ne oret e vona te asaj nate. Zhdukja e tij para pallatit u denoncua nga vellai i viktimes, nderkohe qe pas kerkimeve te shumta nga ana e policise, pas 20 diteve eshte gjetur ne fshatin Kolsh trupi i pajete i mjekut Kastrati. Gjate keqyrjes se vendit te ngjarjes u konstatua se kufoma ishte e lidhur me dy shtyllat e betoni nepermjet telave te shtylles dhe nje litari ne qafe, trung dhe kembe. Pas hetimeve intensive, deshmive te se afermeve dhe te njohurve te viktimes, u arrit te shkohej ne gjurmet e autoreve te dyshuar. R.C