"Babane dhe shokun i vrava pa ndergjegje"
Vlore- I penduar per krimin e dyfishte, qe i kushtoi jeten babait te tij dhe shokut te ngushte, 23-vjecari Arion Lulaj ka pranuar gjithcka para trupit gjykues gjate mases se sigurise se zhvilluar dje, ne Gjykaten e Vlores. Duke mos besuar ende ate qe kishte bere, i dyshuari ka dhene te njejten deshmi, si ajo e pas arrestimit nga policia. "Jam i shokuar nga ngjarja dhe i habitur se si arrita deri aty. Nuk kam qene i ndergjegjshem per ate qe kam bere", ka thene Lulaj gjate mases se zhvilluar. Trupi gjykues ka degjuar edhe fjalen e prokurorit, duke miratuar kerkesen per masen "arrest me burg". Lulaj akuzohet se kater dite me pare, teksa ishte kthyer i dehur ne shtepi, ka vrare babane, Musa Lulaj, 51-vjec, shokun e ngushte, Bledar Xhaferraj, si dhe ka plagosur nenen, Sofie Lulaj dhe djalin e dajes, Jovan Lazaj. Arion Lulaj do te gjykohet per vepren penale te "vrasjes ne rrethana cilesuese", ndersa eshte perfaqesuar nga nje avokat shteti dhe jo privat.
O.Hila
O.Hila