E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babe e bir marrin peng hajdutin pranga te treve

Durres Te zotet e shtepise i kerkuan 100 mije leke personit qe po u vidhte kabllon elektrike

Babe e bir mbajne peng hajdutin per para dhe perfundojne bashke me te ne pranga. Nje histori jo fort e zakonte ka ndodhur ne fshatin Drac te Ishmit ne Durres. Babe e bir kane kapur ne flagrance duke vjedhur kabllon elektrike te shtepise se tyre nje 39-vjecar. Menjehere e kane futur ne shtepi dhe e kane mbajtur peng duke i kerkuar ne kembim te heshtjes per krimin 100 mije leke. 39-vjecari Durim Disha nuk ka pasur asnje mundesi te paguaje gjoben e vene ne kembim te moskallezimit te vjedhjes dhe babe e bir e kane denoncuar ne Policine e Durresit bashke me kabllon e vjedhur ne banesen e tyre. Por historia nuk ka mbaruar me kaq sepse gjate marrjes se deshmise se Durim Dishes te denoncuar per vjedhje policia mesoi se vepra me te renda penale rendonin mbi kallezuesit e tij. Menjehere policia arrestoi ne flagrance edhe shtetasin Gjok Bushaj 50 vjec dhe djalin e tij 22-vjecar Bledar Bushaj ndaj te cileve eshte ngritur akuza e vetegjyqesise dhe heqjes se paligjshme te lirise e kryer ne bashkepunim. Nderkaq ndaj Dishes me banim ne fshatin Rreth te Shijakut pervec akuzes se vjedhjes rendon edhe ajo e mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake.

Burimet e Policise se Durresit sqaruan se rreth ores 0600 te se dieles ne fshatin Shen Pjeter te Ishmit Durim Disha u kap nga shtetasit Gjok dhe Bledar Bushaj duke vjedhur kabllon elektrike te baneses se tyre. Menjehere babe e bir e kane futur ne shtepi dhe mbajtur peng per disa ore duke i kerkuar shumen prej 100.000 lekesh ne kembim te moskallezimit ne polici. Rreth mesdites pasi nuk kane arritur ti marrin shumen e kerkuar te parave ata e kane dorezuar hajdutin ne polici se bashku me kabllon e vjedhur. Policia nderkohe ka ushtruar kontroll ne banesat e te arrestuarve dhe gjate kontrollit te ushtruar ne shtepine e 39-vjecarit Disha blute gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje arme zjarri automatik model 56 i kalibrit 7.62 mm dhe nje kreher me 30 fisheke. Gjetja e armes ka renduar poziten e tij nderkohe qe te tre jane arrestuar dhe presin vleresimin e mases se arrestit per ngjarjen qe nisi si vjedhje dhe u mbyll me nje pengmarrje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›