E Diel, 1 Nëntor 2026

Maskat dhunojne bareshen 15-vjecare

Vajza nga Delvina u sulmua pa shkak kur mblidhte bagetite. Nena Nuk kemi konflikte

Dy te rinj te maskuar ende te paidentifikuar nga policia kane rrahur nje bareshe 15-vjecare nga Rrethi i Sarandes. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Kopacez te Delvines 20 kilometra larg ketij qyteti. E mitura me inicialet C.Q. ndodhet ende nen trajtim mjekesor ne spitalin e Sarandes ndersa policia ende nuk ka ndonje te ndaluar per ngjarjen.

15-vjecarja ka pesuar demtime ne fytyre. Vajza ka perfunduar pasditen e se dieles ne urgjencen e spitalit Petro Nako te qytetit te Sarandes ndersa shkalla e larte e demtimit te saj eshte vleresuar nga mjeket kirurge dhe ajo eshte duke marre trajtim mjekesor ne kete pavijon.

Duke perballuar dhembjet e plageve te marra e mitura ka rrefyer se si mbi te kane ushtruar dhune cnjerezore dy te rinj te panjohur. Ajo ka treguar se ka dale pasdite nga shtepia dhe ka kaluar nga dyqani i fshatit ku nuk e ka ngacmuar askush. Ne kthim e ema i kishte thene te mblidhte bagetite e imta ne vathen afer shtepise. Por ne kthim ajo eshte ndaluar nga dy djem te rritur e te panjohur pasi njeri ishte me maske ne fytyre e tjetri e kishte mbuluar fytyren me bluzen qe mbante veshur.

Njeri prej tyre ishte me i eger se tjetri. Me rrahen duke me qelluar me grushte ne fytyre por ai me i egri mbante edhe nje tub llastiku ne dore e me ate me ka rene ne koke sa rashe pa ndjenja. Mbaj mend qe ne kete moment ai me i arsyeshmi i tha shokut lsquoMos qello ashtu se le shenja dhe diktohemi tregoi vajza e cila sqaroi gjithashtu se duke u nisur nga dialekti djemte qe e dhunuan duhet te ishin nga e njejta zone nga Vergoi.

E ema e vajzes qe i rri tek koka ne dhomen e spitalit sqaron se dyshimi i vetem per ngjarjen e cila i ka tronditur si familje eshte se ata ka te ngjare te kene qene grabites bagetish. Kur vajza u foli bagetive per ti mbledhur me sa duket ata kane menduar se ajo i pa qe kane dashur te rrembejne nja dy krere nga tonat dhe jane perpjekur te mbrohen duke e rrahur vajzen sa te mos mbante mend. E ema e vajzes thote se nuk kane asnje hasmeri me njeri. Familjaret e 15-vjecares e kane denoncuar ngjarjen ne Komisariatin e Policise ne Sarande duke treguar cdo detaj qe mund te ndihmoje ne zbardhjen dhe kapjen e autoreve te ngjarjes.

Vajza e demtuar dhe e rrahur barbarisht ka perfunduar klasen e nente vitin e kaluar shkollor dhe tani ndihmon prinderit ne pune te ndryshme bujqesore qe kryejne ne fshat ne mbledhjen e bimeve mjekesore ne malet e Kopacezes apo me bagetine e oborrit.

Tre femijet i rrisim me te keq e duke sakrifikuar shume. Kam edhe dy femije njeri 12 e tjetri 6 vjec. Kjo e madhja mu be krah ne pune tregon e ema. Nderkohe vajza i eshte nenshtruar vizites gjinekologjike dhe ka rezultuar se mbi te nuk eshte ushtruar dhune seksuale. Ne kete menyre shtohen dyshimet se autoret e ngjarjes kane tentuar te vjedhin bagetite.

Nderkaq policia ka vleresuar cdo detaj nga deponimi i bere dhe ekipet kriminaliste jane maksimalisht te angazhuar per te identifikuar autoret e kesaj ngjarjeje te ulet.

Kohet e fundit jane shtuar episodet e dhunes ne rajonin me jugor te vendit. Kujtojme qe pak dite me pare nje 90-vjecar nga Cuka e Sarandes u masakrua ne banese nga tre hajdute qe i grabiten parate ndersa ne Delvine nje cift te moshuarish u dhunuan nga nje grabites qe hyri ne shtepine e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›