Apeli do te vendose neser per ekstradimin e Rrapos
Neser merret vendimi per ekstradimin ose te ish-sekretarit te Ministrise se Puneve te Jashtme. Kjo vjen pas kerkeses se avokatit te Almir Rrapos. Gjyqtari i ceshtjes pranoi kerkesen e avokatit mbrojtes Ardian Visha qe te paraqese me shkrim pretendimet e tij lidhur me mosekstradimin e tij drejt SHBA-se. Gjate seances se djeshme prokurori i ceshtjes i ka bere me dije gjykates se Rrapo kerkohet nga autoritetet amerikane per krime te renda. Sipas aktpadise prej 37 faqesh dorezuar ne Gjykaten Federale te Manhatanit nga prokuroret dhe oficeret e FBI-se 27-vjecari akuzohet se eshte anetar i bandes se Krasniqit nje organizate nderkombetare e krimit e akuzuar per vrasje rrembim trafik te lendes narkotike dhe veprimtari te tjera te paligjshme ne Shqiperi e SHBA. Sipas Byrose Federale te Hetimeve organizata vepronte ne shume shtete te Amerikes si Nju Jork Micigan Konektikat. E gjithe dosja ka mberritur ne vendin tone si dhe po perdoret nga prokurori ne proces. Rrapo u arrestua ne 2 korriku ndersa pritet qe gjykata te vendose ne lidhje me ekstradimin apo jo te tij. Ai u kap nga oficeret shqiptare brenda Ambasades Amerikane ne Tirane dhe kjo solli edhe reagime te Rrapos i cili pretendoi per shkelje te te drejtave personale.