I burgosuri pa faj kerkon 400 mije euro demshperblim
Babai i 17-vjecarit nga fshati Ardenice i cili rezultoi te ishte i pafajshem per akuzen e perdhunimit te nje 9-vjecareje ka kerkuar ne prokurori demshperblim material dhe moral shkaktuar familjes se tyre. Fitim Hoxha ka depozituar kallezim penal ne Prokurorine e Rrethit te Lushnjes per inspektorin e zones prokurorin dhe oficerin e policise gjyqesore te ceshtjes ne ngarkim te tij.
Keta persona kane futur pa te drejte ne burg tim bir i cili ka qendruar rreth tre muaj ne qelite e paraburgimit per te mitur ne Vlore pa asnje prove. Pas disa muaj hetimesh ai eshte deklaruar i pafajshem nga gjykata tha Hoxha. Me tej ai tregoi se tre muajt qe djali ka qendruar ne burg kane qene per te nje ferr i vertete. Ai akuzon policine se djali eshte rrahur me qellim qe te deklaronte fajesine e tij per perdhunimin e 9-vjecares.
Fitim Hoxha tregoi Gjate kesaj kohe kur djali ka qene ne burg ne si familje kemi qene nen nje trysni te forte psikologjike nga bashkefshataret edhe pse ishim te bindur se kete krim nuk e kishte kryer djali yne. Rrija ne pyll gjithe diten i fshehur pasi me vinte turp te dilja ne fshat. Na bene me turp duke shmangur cdo takim me njerez te afert dhe banore te fshatit.
17-vjecari Hoxha dhe familjaret e tij pas shpalljes se pafajesise kerkojne nga ana e shtetit falje publike per demin moral te shkaktuar atij dhe familjes. Nderkohe ata kane bere edhe nje denoncim ne Prokurorine e Lushnjes duke kerkuar edhe nje demshperblim material prej 400 mije eurosh.
Adoleshenti ka deklaruar se eshte keqtrajtuar psikologjikisht nga perfaqesuesit e policise per te pranuar akuzen. Sipas tij ka pasur raste kur edhe eshte rrahur. Kete e konfirmon edhe babai i tij Fitim Hoxha i cili ka thene se shenjat e dhunes jane fotografuar edhe nga avokati Agim Bega. Se bashku me kete te fundit ata kane perpiluar nje akuze ndaj personave qe futen ne burg djalin 17-vjecar nderkohe qe i kane bere edhe nje leter Kryeministrit Sali Berisha.
Ngjarja per te cilen u akuzua pa faj djali i familjes Hoxha ka ndodhur me daten 27 qershor te ketij viti ne fshatin Kolonje te Rrethit te Lushnjes ku nje 9-vjecare u dhunua seksualisht. Per kete ngjarje policia ndaloi tre persona ne kohe te ndryshme. Dy prej tyre jane liruar ndersa i treti 17-vjecari Hoxha u arrestua me mase sigurie burg pa afat. Ndersa pak dite me pare Prokuroria e Lushnjes ka firmosur lirimin e 17-vjecarit te dyshuar dhe ka ndaluar Bardhyl Dervishanin 50 vjec si autor te ngjarjes.