E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ska shqiptar që beson më gënjeshtrat e gjyshit me antiplumb

ed-ramaCërrik- Kreu i socialistëve Edi Rama ka zhvilluar mitingun elektoral të rradhës në Cërrik, nga ku ripërsëriti premtimin se në programin e Partisë Socialiste është zgjidhja e certifikatave të pronësisë së tokës së qytetarëve, që siç tha Rama, rropaten rrugëve dhe kanë vite që nuk e kanë marrë, pavarësisht premtimeve të gjyshit me jelek antiplum,- u shpreh lideri i opozitës.

“Saliu premtoi se do t’u jepte certifikatë toke brenda vitit po kush është ai shqiptar që mund ta hajë këtëe gënjeshtër kur Saliu kishte 8 vjet kohë ta jepte por në këto vite e ktheu qeverinë një në kompani fitimprurëse biznesi, e janë bërë të gjithë me toka, ndërsa shqiptarët e zakonshëm rropaten e akoma se kanë certifikatën e tokës së tyre
Saliu thotë mos i besoni Partisë Socialiste.. sdo t’i ulin taksat thotë, madje nga ulja e taksave do humbni të gjithë ju, më besoni mua thotë gjyshi me jelekun antiplumb se do ju jap paratë në dorë për naftën, fidanët. Po a ka shqiptarë që mund tja besojë shtetin e vet Saliut që ka tetë vite që gërryen e i shpon xhepin e shqiptarëve dhe xhepin e Shqipërisë, arkën e shtetit që e kanë zbrazur për të fituar babëzisht për të fituar për veten e tyre PD-në që e ka katandisur në një parti familjare, a mund të ketë ardhme për ekonominë, biznesin e vogël që në 2005-ën i premtoi se do ti përgjysmonte taksën por sot ja ka 3-fishuar barrën e taksave. A ka shqiptarë që të besojë se me këta mund të ketë shans të përmirësohet sistemi shëndetësor? Që Saliu u thotë mos u sëmurni?….Saliu i ka marrë dy katra, po kurrë sdo të këtë shansin të marrë edhe një 4 vjeçar tjetër nga shqiptarët,- tha ai.

Në fjalën e tij, Rama kërkoi votën e qytetarëve për të patur pas 23 qershorit atë që Rama e quajti, një qeveri në krah të çdo halli dhe problemi që ka qytetari.

Kush do një pushtet në qafë pas 23 qershorit ja tek e ka Saliun, kush do një qeveri në krah, që hallet, problemet, rruga e tij të jetë dhe e jona, ka vetëm një adresë, dhe kjo ka vetëm një emër, numri 29, Partia Socialiste,- tha Rama.

Ndërsa për qytetarët e Elbasanit, Rama dha një arsye tjetër se përse qytetarët e fshatarët duhet të votojnë Partinë Socialiste.

Këtu në Elbasan ka edhe një arsye tjetër të madhe që çdo qytetar e fshatar i kësaj zone të votojë nr 29, ai ka një emër dhë është Musa Ulqini. Pas 23 qqershorit do keni një deputet që të jetë këtu, i juaji dhe për ju. Jo vetëm për Musain, po për të gjithë skuadrën e rilindjes së Elbasanit, Blushin, Gjiknurin, Pezën, Ballën,- tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›