Miliona fidanë për të rimbjellë zonat pyjore të prera dhe të djegura (FOTO)
Tiranë- Qindra hektarë pyje janë djegur dhe prerë nga tregtarët dhe kontrabandistët e lëndës drusore, çka bën që dëmi ekonomik dhe ekologjik të jetë shumë i madh.
Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu tha se për rehabilitimin e këtyre sipërfaqeve, kërkohen miliona fidanë, një pjesë të madhe të së cilave, ministria kërkon ta marrë nga fidanishtja pyjore e Cërrikut, e cila është ngritur me një investim prej 500 mijë eurosh, donacion i Agjensisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Kjo fidanishte është ndërtuar në territorin e ish-Institutit Shkencor të Duhanit.
Për herë të parë, në vendin tonë do të ngrihet laboratori i Luftës Biologjike kundrejt dëmtuesve në pyje, të cilat janë kryesisht lëndë kimikate, prane Fakultetit të Shkencave Pyjore.
Miliona fidanë për të rimbjellë zonat pyjore të prera dhe të djegura
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 15