Babë e birë në pranga për drogë e armë

U gjendet drogë dhe armë pa leje në banesë, prangosen babë e bir. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, raporton Shqip, sqarojnë se pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “VELÇA 2” ku si rezultat i të cilit janë arrestuar në flagrancë Skënder dhe Nardi Xhaferraj, përkatësisht 60 dhe 29 vjeç, të dy banues në fshatin Velçë të Rrethit Vlorë.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi nga kontrolli i banesës së tyre në fshatin Velçë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 90.660 kg lëndë narkotike e llojit “Canabis sativa”, 1 automatik kallashnikov, 142 cope fishek M-56, 3 karikator, 1 armë zjarri gjahu çifte”,- thuhet në njoftimin zyrtar.
Ndaj dy personave të lartpërmendurve policia ka ngritur akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Duke ju referuar statistikave, rezulton se brenda këtij viti nga Drejtoria e Policisë së Qarktu Vlorë është arritur të sekuestrohet rreth 6 ton drogë më shumë sesa viti i kaluar./Indeksonline/