Një kinez ther 22 nxënës

Një person ka therur me thikë 22 fëmijë dhe një të rritur në një shkollë fillore në Kinën qendrore.
Agjencia e lajmeve Xinhua njoftoi se personi ka sulmuar fëmijët në hyrje të një shkolle në fshatin Chenpeng në provincën Henan.
Thuhet se 36-vjeçari është arrestuar.
Raporti nuk bëri të ditur shkallën e lëndimeve, transmeton Rel.
Ka pasur një seri sulmesh mbi shkollat dhe nxënësit rreth Kinës në vitet e fundit, disa nga njerëzit që kanë humbur punët e tyre ose që janë ndjerë të anashkaluar nga bumi ekonomik i vendit./Indeksonline/