Zharku nuk paraqitet në gjykatë, familja s’e di ku është

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku nuk është paraqitur, as të enjten, që të shkojë në burg. Kurse, gjykata e priti Zharkun deri në orën 16, raporton gazeta JNK.
Kryetari i Gjykatës Komunale në Kaçanik, Ramadan Gudaçi, ka thënë se tani do të ndërmarrë “masa të tjera ligjore”, por nuk dëshiron të japë detaje. Familjarët thanë se Zharku ka dalë nga shtëpia në mëngjes.
“Telefon nuk ka, por e di se është në Kosovë”, tha i biri i tij, Mërgimi./Indeksonline/