E Diel, 1 Nëntor 2026

Babel krenohet me Liverpoolin

Sulmuesi i Liverpoolit, Ryan Babel ka mohuar spekulimet se do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Babel ka dështuar të zë vend në formacionin bazë të Liverpoolit dhe ka qenë titullar në vetëm dy ndeshje të këtij sezoni në Premierligë.

Mirëpo, ai insiston se nuk dëshiron të largohet nga Anfield.

Liverpool është klub shumë i mirë dhe të gjithë e dinë se jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi. Synimi të jem pjesë e Kombëtares në Kampionatin botëror më motivon të punoj çdo ditë e më tepër, deklaroi Babel për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›