Baçeviq demanton se ju ka ofruar amerikanëve minierat e Kosovës

Ministri i Xehetarisë i Serbisë, Millan Baçeviq demantoi sonte spekulimet e medieve se iu ka ofruar investitorëve në SHBA shitjen e minierave të Kosovës.
Ai i tha televizionit publik RTS se para ca kohësh, me rastin e vizitës së tij në shtetin Ilinois, investitorët amerikanë kanë treguar më së shumti interesim për ndërtimin e krahut jugor të “Rrjedhës jugore” (drejt Kosovës dhe Maqedonisë), kanalit Danub-Moravë-Vardar dhe për hulumtime gjeologjike dhe eksploatimin e lëndëve të para të ndryshme në Serbi.
Ai tha se investitorët nga Ilinoisi kanë pyetur për gjendjen e pasurive minerare në Kosovë, si dhe kanë pyetur se cila është korniza momentale juridike për të hyrë në bisedime të tilla.
Sipas tij, “ata investitorë kanë marrë informacionin e vërtetë, pasi që sipas kushtetutës serbe Kosova është në përbërje të Serbisë dhe nëse amerikanët tregojnë interes, Serbia mund t’iu ofrojë informata lidhur me hulumtimet, rezervat e verifikuara dhe të dhëna të tjera”, por njëkohësisht ai iu ka transmetuar investitorëve që “në këtë moment shteti i Serbisë nuk ka kurrfarë mekanizmi për t’i futur në posedim aje”./Indeksonline/