E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia fitoi qeverinë e re

Parlamenti i Sllovenisë e votoi sonte qeverinë e re të qendrës së majtë të mandatares Alenka Bratushek, njoftoi gazeta qendrore Delo. Me 52 vota për dhe 35 kundër parlamenti e përfundoi sonte procesin e formimit të qeverisë së re, e 11-ta që nga pavarësimi i saj.

Kabineti qeveritar i përbërë nga 12 ministra e dha betimin dhe pritet që brenda pak ditësh të marrë drejtimin e vendit nga qeveria e mëparshme e Janez Janshës, të cili nga fundi i muajit shkurt iu shpreh mosbesimi për arsye të një afere korruptuese.

Detyra të para të qeverisë së re do të jenë ngjallja e ekonomisë dhe shpëtimi i sistemit bankar të rrënuar, në mënyrë që të shmanget ndihma ndërkombëtare./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›