E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kusa: Libia në prag të luftës civile

Dezertori më i njohur që braktisi liderin libian Moamer Gadafi paralajmëroi se Libia mund të bëhet si Somalia nëse të gjitha palët në konflikt nuk përmbahen nga përfshirja në luftë civile.
Ish ministri i Jashtëm, Musa Kusa, ka bërë thirrje për unitet kombëtar, duke thënë se lufta civile "do të çojë në gjakderdhje dhe do ta bëjë Libinë Somali të re". Kusa, i cili ishte këshilltar i ngushtë i Gadafit prej viteve të 1970-ta, gjithashtu tha se nuk është më në kontakt me regjimin e Gadafit. Ndërkaq raprotohet se Kryengritësit libianë kanë refuzuar planin për paqe të Unionit Afrikan duke qenë se nuk sanksionohet largimi i Gadafit dhe se kërkohet të reformohet një sistem që ata kërkojnë të hiqet. “Nisma e Unionit Afrikan nuk përfshin largimin e Gadafit dhe të djemve të tij nga skena politike libiane, prandaj është i papranueshëm”, theksoi kryetari i këshillit të kryengritësve, Mustafa Abdel Jalil, në një konferencë për shtyp nga Bengazi.
Ai theksoi se largimi i Gadafit është kërkesa kryesore e këshillit që prej ngritjes së tij. Edhe Zëdhënësi i këshillit, Hafiz Ghoga, theksoi gjithashtu se “nisma flet për reformimin e sistemit, prandaj është e refuzuar”. Më herët, Muamar Gadafi kishte pranuar planin për paqe të Unionit Afrikan, i cili pika kryesore kishte: armëpushimin e menjëhershëm, mos pengimin e ndihmave humanitare, mbrojten e trupave të huaja, dialog mes forcave qeveritare dhe kryengritësve për çështje politike dhe pezullimin e sulmeve ajrore të NATO-s

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›