E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, pranga shqiptarit me 8 kg drogë.

 

Rreth 8 kg kokainë e pastër është sekuestruar nga karabinierët e Torinos në Itali. Qëllimi i trafikantit ishte paketimi në 40 mijë doza dhe shitja në treg e lëndës narkotike. Sipas agjencive të lajmeve italiane, një kg transportohej nga një trafikant shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Ndërsa 7 kilogramët tjerë janë gjetur gjatë një kontrolli në kantinën e tij në periferi të qytetit. Vlera e drogës kapte shifrën e 1,6 milionë eurove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›