Bagdad, 3 të vrarë nga sulmet me bomba

Zyrtarët e sigurisë kanë deklaruar se të paktën dy makina-bomba kanë shpërthyer afër Zonës jeshile në Bagdad, ku janë vrarë tre vetë dhe janë plagosur më se 10 të tjerë.
Në mesin e viktimave ishin edhe disa ushtarë irakianë.
Makinat-bomba shpërthyen në pikën e kontrollit në hyrje të Zonës jeshile, që është e mbrojtur me masa të veçanta, e ku janë të vendosura ndërtesat qeveritare dhe ambasadat e jashtme.
Gjatë viteve të fundit, dhuna në Irak ka shënuar rënie, por militantët ende ndërmarrin sulme në baza ditore.