E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, në centralin atomik po përdoren robotët

Raportohet se robotët po përdorën për të zhvilluar hetime në centralin e dëmtuar atomik në Fukushima të Japonisë, derisa operatorët e këtij centrali e kanë shpallur planin stabilizues nëntëmujor.

Centrali ishte dëmtuar shumë nga tërmeti dhe cunami, që e goditi Japoninë, para gjashtë javësh. Ishte kjo katastrofa më e madhe bërthamore prej asaj në Çernobil të Ukrainës.

Masataka Shimizu, presidenti i Kompanisë për energji elektrike në Tokio, që është operator i centralit, tha sot në parlamentin e Japonisë se situata është nën kontroll.

Mediat raportojnë se robotët janë përdorë për të kontrolluar nëse niveli i rrezatimit është i tillë, që u lejon punëtorëve hyrje dhe riparimin e sistemeve të dëmtuara të ftohjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›