SHBA, të paktën 39 viktima nga tornadot
Tre ditë të shoqëruara me stuhi të forta dhe tornado në jug të shteteve të bashkuara kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 39 personave, kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe kanë bllokuar disa rrugë si pasojë e thyerjes së pemëve apo shkatërrimit të objekteve, raportojnë burimet zyrtare.
Në Karolinën e Veriut janë regjistruar 22 të vdekur dhë më shumë se 80 të tjerë të pagosur. Dëme të konsiderueshme janë raportuar, në të paktën 15 konte ndërsa raportohet gjithashtu se mungon energjia elektrike për më shumë 200 000 njerëz.
Guvernatori i Karolinës së Veriut, në fundjavë deklaroi gjendjen e emergjencës. Rreth 60 shtëpi janë shkatërruar tërësisht nga tornadot, ndërsa rreth 400 të tjera janë dëmtuar.
Po sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet, në Karolinën e Veriut, që ishte vendi më i fundit që u godit nga stuhitë, janë regjistruar 62 tornado, që kanë lenë gjurmët e shkatërrimit, më të rëndat në dy dekadat e fundit. Po ashtu nga stuhitë e fuqishme janë goditur edhe Oklahoma, Arkansas, Misisippi, Alabama, Georgia and Virginia.