Bagdad: Protestë kundër planit të sigurisë
Ligjvënësit irakian kanë kompletuar leximin e dytë të propozimit për marrëveshjen e sigurisë me Shtetet e Bashkuara. Seanca e Parlamentit u përcoll me kundërshtimet e ligjvënësve shi-it për marrëveshjen pasi ata u munduan të pengonin zhvillimet e seancës. Mbështetësit e klerikut shi-it, Moktada Al Sadër, kanë paralajmëruar një protestë në qendër të Bagdadit për të kundërshtuar planin. Dokumenti i cili zëvëndëson mandatin e Kombeve të Bashkuara për trupat amerikane në Irak, bënë thirrje për tërheqjen e forcave amerikane në 2011.Qeveria e Irakut tashmë e ka miratuar planin.