Bruksel,takohet Grupi Ndërkombëtar për Kosovën
Grupi Mbikëqyrës Ndërkombëtar për Kosovën do të takohet sot në Bruksel për të diskutuar zhvillimet në Kosovë, ndërsa po vazhdojnë debatet rreth planit të Kombeve të Bashkuara për vendosjen e misionit evropian. Ky grup, që bën mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes për statusin, përbëhet nga vende, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa kryesohet nga përfaqësuesi i lartë i BE së në Prishtinë, Pieter Feith. Takimi do të mbahet në nivel të drejtorëve për Ballkanin dhe në të do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni.