E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA "po e humb garën si superfuqi"

Një raport i shërbimeve sekrete amerikane parashikon që Shtetet e Bashkuara të mos jenë me forcë dominuese ushtarake dhe politike pas rreth dy dekadave.
Këshilli Kombëtar i Shërbimeve Sekrete i cili koordinon informacionin nga të gjitha agjensitë tjera të shërbimit skeret thotë se Kina, India dhe Rusia do t'a sfidojnë gjithnjë e më shumë ndikimin global të Amerikës dhe se modeli i diplomacisë përendimore mund të bëhet më pak tërheqës. Raporti gjithashtu parashikon se dollari amerikan do te humbas statusin e monedhës më të fuqishme ndërkombëtare. Ai gjithahstu thotë se parashikimet mund të ndryshojnë në përputhje me veprimet e udhëheqesve botëror.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›